Një grua në krye të Marinës, presidenti amerikan emëron admiralen 38-vjeçare

Lisa Franchetti është ish-drejtuesja e flotës së gjashtë amerikane dhe të forcave detare amerikane në Korenë e Jugut


Lisa Franchetti është ish-drejtuesja e flotës së gjashtë amerikane dhe të forcave detare amerikane në Korenë e Jugut dhe ka shërbyer po ashtu edhe si komandante e një aeroplanmbajtëseje.

Zgjedhja e saj, nga Biden, duhet sidoqoftë të konfirmohet nga senati amerikan. Nëse konfirmohet si shefe e operacioneve detare, ajo do të jetë gruaja e parë që bëhet anëtare e grupit elitë të zyrtarëve të lartë ushtarakë që përbëjnë edhe shtabin e përgjithshëm të mbrojtjes.

Një veterane 38-vjeçare, ajo është edhe gruaja e dytë që arrin gradën e admiralit me katër yje. Në një deklaratë, presidenti Biden u ndal tek ajo që e quajti ekspertizë e zgjeruar e saj në fushën e operacioneve dhe politikave dhe tha se Franchetti do të bëjë sërish histori kur të konfirmohet në detyrë.

Sipas raporteve në mediat amerikane, admiralja Franchetti, nuk ishte zgjedhja e parë e sekretarit amerikan të mbrojtjes, Lloyd Austin, i cili në fakt kishte rekomanduar të diplomuarin në TOPGUN, Samuel Paparo, si shef të ri të marinës.

Roja bregdetare udhëhiqet aktualisht nga një grua, amdiralja Linda Fagan.

Top Channel

Rama: Zgjedhja në 11 maj për Shqipërinë në BE me PS-në

Kryeministri theksoi se fermerët dhe bujqit do të përfitojnë 300 milionë euro në vit nga anëtarësimi në BE.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Zgjedhja në 11 maj për Shqipërinë në BE me PS-në

Kryeministri theksoi se fermerët dhe bujqit do të përfitojnë 300 milionë euro në vit nga anëtarësimi në BE.