Petkoviçit i refuzohet hyrja në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar kërkesën e Petar Petkoviçit për të hyrë në Republikën e Kosovës.


Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar kërkesën e Petar Petkoviçit për të hyrë në Republikën e Kosovës.

Kjo bëhet e ditur në përgjigjen e MPJD-së për KosovaPress.

“Ju konfirmojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar këtë herë kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviç për hyrje në Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Petkoviçit i ndalohet hyrja në Kosovë.

Petkoviç, i cili është drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, i ishte refuzuar hyrja në vend para disa muajve. /KosovaPress/

Lexo më shumë nga

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.