Intensifikimi i luftës kundër krimit, Balla takon Çelën

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.


Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.

Balla dhe Çela për dy orë me radhë kanë diskutuar lidhur me rritjen e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë me fokus intensifikimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Balla i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme mbështetjen në goditjen e “të fortëve” dhe rrjeteve të shpërndarësve të drogës.

Bashkëpunimi i ngushtë u vlerësua nga të dyja palët si parakusht dhe çelësi i suksesit për realizimin e objektivave të përbashkëta.

Prokurori i Përgjithshëm dhe Ministri i Brendshëm vunë gjithashtu theksin edhe tek nevoja e rritjes së cilësisë së hetimeve dhe një qasje proaktive në monitorimin dhe procedimin e “të fortëve” në lagje, në sheshe e qendra të banuara në të gjithë vendin, me qëllim goditjen dhe parandalimin e fenomeneve kriminale që prekin nga afër qytetarët.

Në takim ishin të pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, Drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Arens Çela dhe Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu.

Institucionet turke shënojnë Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Fëmijëve

Ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, takim me nxënës të shkollës së Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Institucionet turke shënojnë Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Fëmijëve

Ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, takim me nxënës të shkollës së Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri