“Kioska”, një ndërthurje unike e “arkitekturës së gjallë”

Ekspozita e Robert Pichler: “Arkitekturë e përkohshme dhe mjedise të jetesës sociale në bregdetin Shqiptar”


Nga Prof. Saimir Kristo

“Arkitekturë e përkohshme dhe mjedise të jetesës sociale në bregdetin Shqiptar” pranë galerisë së ekspozimit në Galerine e Arteve, Vlorë, Pallati i Kultures “Laberia” me autor Robert Pichler, dhe kurator Prof. Saimir Kristo.

Te pranishëm ishin Ambasadori i Austrisë në Shqipëri Dr. Christian Steiner, Kryetari i Bashkisë Vlore Z. Ermal Dredha dhe Konsulli i Nderit të Austrisë për Qarkun e Jugut Z. Dhimisten Koca, Ambasadori i Shqipërisë në Austri Z. Fate Velaj dhe personalitete të tjera të artit, arkitekturës dhe kulturës së qytetit të Vlorës.

Kjo ekspozitë mbështetet nga Ambasada Austriake, Tiranë, Raiffeisen Invest dhe Fondi i Arkitekturës në Shqipëri, Trienale e Arkitekturës se Tiranës, Akademia Austriake e Shkencave, Universiteti BARLETI dhe VEKO dhe do qendrojë hapur nga data 20 Korrik deri në datën 10 Gusht 2023.

“Kioska” është një projekt për arkitekturën e përkohshme dhe mjediset e jetesës në bregdetin shqiptar. Ndërtesat e ngritura në zona ende të pazhvilluara të bregdetit për qëllime turistike informale përfaqësojnë një kulturë shumëdimensionale të improvizimit që i referohet kalimit nga shteti i mbikqyrjes komunist në një ekonomi tregu të shfrenuar.

Arkitektura, materialet prej të cilave janë ndertuar, pozicionimi dhe dimensionet, elementet stilistike dhe ngjyrat, të gjitha tregojnë për një nderthurje unike të “arkitekturës së gjallë” që po zhduket ndërsa turizmi vazhdon të zhvillohet dhe të pushtojë bregdetin.

“Kioska” dokumenton këtë tranzicion dhe duke bërë këtë vështron edhe mënyrën e jetesës së njerëzve në dhe nga këto zona periferike. Duke bërë këtë, ajo gjithashtu shikon mënyrat e jetesës së njerëzve në dhe nga këto zona margjinale. Përveç kësaj, projekti trajton çështje të ekologjisë, marrëdhënieve te pronësise, migrimit dhe marrëdhënieve të shumta emocionale me bregdetin dhe detin.

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…