Mungesa e fuqisë punëtore sfidë për turizmin në Shqipëri

Për të lënë gjurmë në hartën turistike, Shqipëria ka nevojë për punëtorë, por edhe për plazhe të bukura.


Plazhet e arta dhe ujërat blu, e bëjnë Shqipërinë një vend tërheqës për turizëm.

Por, numri i madh i të rinjve që po largohen nga vendi, po krijon sfida për zhvillimin e këtij sektori.

Shqipëria përballet me mungesë të fuqisë punëtore, e domosdoshme që vendi t’i shërbejë numrit në rritje të pushuesve të huaj.

Është bregdeti i Shqipërisë… i pasur me rërë të artë, ujëra blu dhe hapësira të gjelbëruara.

Këto peizazhe e bëjnë Shqipërinë një vend ideal për turizëm.

Vendi ka rreth 450 kilometra vijë bregdetare, zona malore për aktivitete në natyrë, pika arkeologjike dhe kuzhinë të veçantë lokale.

Megjithatë, për shumë vite, turistët perëndimorë nuk e kishin Shqipërinë një destimacion të preferuar.

Por, kjo duket se po ndryshon.

Vitin e kaluar, Shqipëria priti 7.5 milionë pushues, sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit.

Kjo shënon një rritje të madhe krahasur me vitin 2019, kur Shqipëria u vizitua nga 6 milionë turistë, para se industria të goditej nga tërmeti dhe pandemia e koronavirusit.

Në qytetin e Durrësit, së fundmi është hapur resorti i madh “Melia”. Menaxheri i saj thotë se kjo zonë ka ngashmëri me një nga destinacionet më luksoze në botë.

“Sot në mëngjes, para se të vija këtu, dëgjova dikë duke thënë se Shqipëria është si ishujt Maldive të Evropës. Dhe unë mendoj se ashtu është”, thotë menaxheri i resortit Melia, Marco Lisboa.

Por, shton ai, dallimi është se pushimet në Shqipëri kushtojnë shumë më i lirë.

Sipas qeverisë, vitin e kaluar sektori i turizmit zinte rreth 18 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.

Të dhënat e Ministrisë së Turizmit tregojnë se në katër muajt e parë të vitit 2023, numri i turistëve shënoi rritje me 25 për qind.

Eduart Xhepa, pronar i hotelit Aragosta, me 34 dhoma dhe suita, thotë se ato janë të gjitha të rezervuara për këtë verë.

Zoti Xhepa kërkon që qeveria të shfrytëzojë këtë mundësi për të nxitur rritjen e prodhimeve vendore, duke i prezantuar ato tek pushuesit e hotelit të tij.

“Do t’u bëja thirrje të gjitha strukturave shtetërore, sepse prodhimet vendore janë shumë të rëndësishme. Një italian nuk vjen në Shqipëri për të shijuar domate italiane, apo djath italianë, por për të shijuar prodhimet e mrekullueshme vendase”, thotë ai.

Por a ka Shqipëria personel të mjaftueshëm për t’i shërbyer numrit në rritje të turistëve?

Marsel Toska është kamarier në Tiranë. Ai fiton vetëm rreth 400 euro në muaj. Prandaj po planifikon që me familjen e tij të largohet drejt Italisë.

“Arsyeja është shumë e thjeshtë: pagat e ulëta, papunësia, janë shkaktarët kryesorë. Pagesat janë minimale, ndërsa çmimet e ushqimeve janë shumë të larta. Me pak fjalë, ajo që fitojmë gjatë ditës nuk mjafton për të jetuar. Ka më shumë shpenzime sesa fitime. Kjo është arsyeja kryesore”, thotë ai.

Një në pesë vende pune në Shqipëri, ose rreth 250 mijë punonjës, janë punësuar në sektorin e turizmit, atë të udhëtimeve dhe aktiviteteve të ngjashme, sipas një raporti të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin.

 

Departamenti i turizmit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës po përgatit brezin e ri për të punuar në këtë industri.

 

Por, sipas Institutit të Statistikave, gjatë vitit 2022 rreth 46 mijë banorë janë larguar nga vendi, shumica prej të cilëve të rinj.

Shqipëria ka nevojë që ata të qëndrojnë dhe zhvillojnë karrierën e tyre në vend, në mënyrë që të përballojë numrin në rritje të turistëve.

“Mungesa e fuqisë ounëtore do të ketë ndikim të drejtpëdrejtë dhe të madh. Sidomos këtë vit dhe vitet e ardhshme, në një kohë kur numri i turistëve është në rritje. Parashikimet tregojnë se kjo rritje do të vazhdojë, sidomos pas përmirësimit të infrastrukturës turistike ”, thotë Brunilda Licaj, profesore.

Ata që kanë vendosur të qëndrojnë në Shqipëri, thonë se disa të rinj janë naivë, nëse mendojnë se largimi nga vendi është zgjidhja për të gjitha problemet e tyre.

“Ata mendojnë se bota po i pret me lule. Ata nuk e kanë parë botën jashtë, prandaj mendojnë se është një kopësht me lule. Ata harrojnë atë që kanë brenda vendit, sepse mendjen e kanë tek largimi nga vendi. Thejsht mendojnë si të shkojnë në vende si Gjermania dhe se atje do të gjejnë të gjitha të mirat. Ata harrojnë përfitimet që mund të kenë në Shqipëri. Sidomos tani me turizmin, ka mundësi të pafundme në verë dhe dimër”, thotë Vash Hamiti, menaxher i një resorti.

Për të lënë gjurmë në hartën turistike, Shqipëria ka nevojë për punëtorë, por edhe për plazhe të bukura. /VOA

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…