Suard paraqet Letrat Kredenciale, Begaj vlerëson mbështetjen e Francës

Presidenti i Republikës pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e re e Francës, Catherine Suard.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e re e Republikës Franceze, Catherine Suard.

Gjatë takimit, Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Francës, si dhe partneritetin strategjik midis dy vendeve.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu mbështetjen që Franca i jep procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe Procesit të Berlinit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit nënvizoi se bashkëpunimi ekonomik dhe investimet franceze janë shumë të mirëpritura në Shqipëri, veçanërisht në fushën e energjisë, ku tashmë ka një eksperiencë bashkëpunimi.
Kreu i Shtetit uroi Ambasadoren Suard për një mision diplomatik të saj sa më të suksesshëm në Shqipëri.

Në postimin e saj në Twitter, ambasadorja Suard shkruan:

“Krenare që jam tani në kapacitet të plotë për të kontribuar në zhvillimin e marrëdhënieve të frytshme midis Francës dhe Shqipërisë”.

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm