Jaço: Investimet amerikane janë trefishuar në tre vitet e fundit

Të dhënat e INSTAT tregojnë së në 6-mujorin e parë të këtij viti, importet nga SHBA u rritën me 49 %,


Në tre vitet e fundit Shqipëria ka njohur trefishim të investimeve amerikane.

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Enio Jaço deklaron se në vitin 2019 kishim rreth 80 milionë dollarë, ndërsa në vitin 2022 investimet amerikane në Tiranë arritën 220 milionë dollarë.

“E rëndësishme për ne është të analizojmë llojin e investimeve që po vijnë. Po shohim shumë investime të vogla dhe të mesme që po kontribuojnë. Kjo na bën shumë të lumtur sepse tregon se ka një interes vërtet për Shqipërinë”, tha ai gjatë punimeve të Këshillit Atlantik.

Të dhënat e Institutit të Statistikave (INSTAT) tregojnë së në 6-mujorin e parë të këtij viti, importet nga SHBA u rritën me 49 %, por eksportet shënuan rënie prej 57 %.

Në vlerë, importet arritën 8.8 miliardë lekë nga 5.9 miliardë lekë që ishin në 6-mujorin e parë të vitit 2022, ndërsa eksportet ranë në 2.2 miliardë lekë nga 5.2 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të 2022.

Investimet Amerikane në Shqipëri janë 3-fishuar!

***

US Investments Tripled in the last 3 years

Posted by Enio Jaço on Monday, July 24, 2023

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!