Veliaj: Muzeu “Shtëpia Agolli”, perla e radhës e kryeqytetit

Muzeu ndodhet në Rrugën e Dibrës, ku punoi dhe jetoi njeriu i madh i letrave shqipe, Dritëro Agolli


Apartamenti në Rrugën e Dibrës, ku punoi dhe jetoi për shumë vite njeriu i madh i letrave shqipe, Dritëro Agolli, do të hapet së shpejti si muze për t’u vizituar nga qytetarët e Tiranës dhe turistët. Në të njëjtin pallat ndodhet edhe “Shtëpia Kadare”, e shkrimtarit tjetër të madh shqiptar. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se “Shtëpia Agolli” do të jetë një lloj muzeu i së ardhmes, që jeton në ekosistemin e komunitetit.

“Shtëpia muze ndodhet brenda një pallati ku ende jetojnë njerëz. Kur dikush vjen të vizitojë muzeun, mund të shkëmbehet edhe me banorët në ashensor ose nëpër shkallë. Ndoshta, ky është muzeu i së ardhmes, një muze që jeton në ekosistemin e komunitetit. Kush vjen në këtë pallat mund të vizitojë shtëpitë e dy ikonave të letërsisë tonë, Dritëro Agollit dhe Ismail Kadaresë, që ndahen vetëm nga një kat”, tha Veliaj.

Ai renditi disa nga rikonstruktimet që janë bërë në Tiranë, si “Shtëpia me Gjethe”, kinema “Maks Velo” apo “Shtëpia Kadaresë”, të cilat tashmë janë kthyer në pika të rëndësishme për vizitorët vendas dhe të huaj. “Më vjen mirë që kinemaja në Laprakë, e cila mban emrin e arkitektit Maks Velo, është kthyer në një akupunkturë për komunitetin. Ndaj, vërtet besoj se në një qytet të mirë ka vend për të gjithë. Ka vend për të ruajtur atë që është me vlerë, siç është ky pallat dhe këto dy shtëpi muze, siç edhe ka vend për kullat që janë në anën tjetër, të një qyteti që po rritet. Ato pak gjëra të vjetra që vërtet meritojnë të ruhen, siç është Shtëpia e Libohovitëve, që do të kthehet në muzeun “Besa” për të kujtuar mbrojtjen e hebrenjve nga shqiptarët apo Sarajet e Toptanëve, që do të kthehen në Muzeun Etnografik të Tiranës, janë realisht monumente kulture. I kemi dhënë një përgjigje shteruese të gjithë debatit, çfarë ruhet dhe çfarë nuk ruhet. Më vjen mirë gjithashtu që, godina e Radio Tiranës ka filluar të transformohet. Për të gjithë ata që janë në panik u them se ndërtesa do të ruhet siç është. Me leje të përbashkët të Ministrisë së Kulturës, Institutit të Monumenteve dhe të Bashkisë së Tiranës ne do të sjellim në funksionim”, vijoi Veliaj.

Ai tha se “Shtëpia Agolli” do të jetë perla e radhës për Tiranën tonë. “Kjo është perla e radhës në një varëse rruazash të bukura të Tiranës sot. Edhe për këdo ka nevojë që të bëjmë një bilanc, kujtoj se nga viti 2015 rikthyem Pazarin e Ri, rikthyem Kalanë e Tiranës, rikthyem kinemanë “Maks Velo”, këtë pallat, këto dy shtëpi muze, “Shtëpia me Gjethe”, “Bunk’Art”. Pra, sot Tirana ka shumë stacione. U rikthye më në fund edhe Hotel “Dajti” dhe besoj se bashkë me Guvernatorin do të kemi shumë shpejt një ekspozitë të Ibrahim Kodrës për ta hapur zyrtarisht, patjetër si seli e bankës, por më tepër si një aset për qytetin, me salla të ndryshme. Kur faktet flasin, besoj se shterojnë gjithë argumentet dhe gjithë zhurmat për çështjet e tjera”, u shpreh Veliaj.

Balla takim me bashkëatdhetarë në Ferrara: Pjesëmarrje sa më e madhe e diasporës në zgjedhjet e 11 majit

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, po vazhdon turneun e tij të takimeve me shqiptarët në Itali…

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla takim me bashkëatdhetarë në Ferrara: Pjesëmarrje sa më e madhe e diasporës në zgjedhjet e 11 majit

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, po vazhdon turneun e tij të takimeve me shqiptarët në Itali…