Zjarret në Greqi, Peleshi: Shqipëria e gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë!

Peleshi shprehu tronditjen nga lajmi i rrëzimit të avionit “Canadair” grek, në ishullin e Evias.


Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi siguroi sot se Shqipëria është e gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë që mund të nevojitet Greqinë, në përballje me situatën e zjarreve.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Peleshi shprehu tronditjen nga lajmi i rrëzimit të avionit “Canadair” grek, në ishullin e Evias.

Ministri u shpreh se “është tragjike humbja e jetës së dy pilotëve që po ndihmonin në shuarjen e zjarreve. Lutemi që shpirtrat e tyre të gjejnë paqen e merituar”.

“Solidarizohemi me Greqinë dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo mënyrë që mund të nevojitet. Të jemi në krah të tyre në këto ditë të vështira është një detyrë humane dhe morale”, tha Peleshi.

⚫️ Të tronditur nga lajmi i rrëzimit të avionit “Canadair” grek, në ishullin e Evias. Tragjike, humbja e jetës së dy…

Posted by Niko Peleshi on Tuesday, July 25, 2023

Sipas tij, “humbja e dy pilotëve tregon shërbimin e paçmueshëm të çdo ushtaraku, që është i gatshëm të mbrojë jetën dhe sigurinë e qytetarëve të vendit duke luftuar çdo verë dhe duke rrezikuar jetën për të shuar zjarret”.

“Ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave në këto momente të vështira”, shkruan Peleshi.

Spiropali pret Pellegrinin: Sllovakia, partner i rëndësishëm i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, i pari President Sllovak…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali pret Pellegrinin: Sllovakia, partner i rëndësishëm i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, i pari President Sllovak…