Përbërësit e lumturisë!

Më e lumtura jam unë, një kafe mengjesi me dy zonja të mrekullueshme. Më dhuruan dashuri dhe mençuri japoneze.


Nga Mimoza Prifti

Mengjesi i sotem me gjen me kafen e ngrohte duarve, nen hijen e pemeve te larta buze liqenit.

Disa metra me tutje, nje zonje qe shtyn karrocen e nje zonje te moshuar.
Me pershendetin cilter, dhe me kerkojne leje ne se mund te qendrojne disa caste prane stolit.

-Eshte pamje mahnitese, thote zonja. Nena ime e do shume kete pamje mengjeseve.

Zonjat krah meje quhen Hiroko dhe Aiko.

Zonja Hiroko, nje zonje e hijshme veshur ne nje mantel mendafshi qe i perngjan nje pikture, ku te gjithe elementet jane te lidhur me njeri tjetrin duke krijuar nje tablo teper femerore.

Ne koke mban nje fjongo- shirit te kuq me motive tradicionale, ne ane te majte nje karfice me lule te vogla te bardha.
Trupin e mban drejt, dhe pse e ulur ne karroce invalidi.

Fytyra e grunjte, me rrudhat e pafshehura nga truket e e kohes apo te modes, tregon nje zonje tek te 80-at, nje zonje te fisshme, te edukuar e te kulturuar.

Sy te vegjel qe buzeqeshin dhe pa folur, sy qe shprehin tolerance, bujari dhe miresi. Sy qe kompletojne me se miri kete siluete elegante femerore.

Zonja Hiroko eshte lindur dhe rritur ne Japoni, ndoshta ka vendosur qe vitet e fundit te jetes ti kaloje prane vajzes se saj Aiko.

Aiko, nje zonje tek te 50-at, inxhiniere elektrike. Dekada para mbaroi studimet ne Toronto, ku dhe gjeti shokun e jetes. Po ne Toronto vendosi te krijoje folezen familjare. Kete vend te larget e te ftohte e quan Atdheun e dashurise dhe te femijeve te saj.

Ne se nuk do ta shihja me Nenen, do te ishte e pamundur te kuptoja qe ishte nje vajze japoneze. Jeta kanadeze e ka ndryshuar teper, pothuajse nuk gjen asnje detaj tradicional ne qendrim e ne veshje.

Syte, ah po …syte jane po aq vitale e te embel sa te nenes se vet.

Dua te marr mencurine e kesaj Nene japoneze, per me teper mencurine e nje kulture qe vertet e adhuroj.

Nepermjet Aiko-s, pyes nene Hiroko-n se cfare e ben te vecante kulturen japoneze, perse eshte shkalle me larte nga kultura perendimore dhe ajo lindore.
Sa lumturohet zonja nga kjo pyetje, krenaria per kombin dhe kulturen e vet i shkelqen fytyres.

Dhe Zonja fillon rrefimin e saj:

Sa here na pyesin : – Si je? ; ne gjithmone pergjigjemi, Jemi mire.
Nuk ka rendesi ne se jemi shendoshe si kokrra e molles, apo ne karroce me dhimbje, e rendesishme eshte qe jemi gjalle, dhe shijojme driten e diellit.

Sa here na ofrojne dicka per te pire apo per te ngrene, Ne gjithmone falenderojme ushqimin.

Me kete falenderim falenderojme kontributin e zinxhirit natyror-njerezor qe e beri te mundur kete ushqim.

Ne jemi te lumtur per gjithcka kemi, nuk e lendojme kete lumturi per pasurine e komshiut apo te shoqes, te amerikanit apo gjermanit. Kjo na ben te thjeshte, na ben njerezore, na mban larg nga xhelozia, pesimizmi, urrejtja.

Nuk eshte ushqimi apo trajtimi sekreti i jetegjatesise japoneze. Sekreti eshte tek marredheniet e shendosha njerezore, duke filluar nga prind-femije e deri ne individ-qeveri.
Japonezet jane njerez te perulur para njeriut, para rregullave, para institucioneve.

Nje nene dhe nje prind i mire duhet te jete i perkulur para femijeve te tij.
Eshte si puna e nje filizi qe mbjell, e me pas filizi behet peme. A goditet pema qe rrite vete? Njerez jane dhe nenat, gabojne si nuk gabojne, ca nga padija e ca nga personaliteti. Gabimet jane njerezore, por ushqimi i egos me gabime eshte faj, nje faj qe shkaterron femijet, familjen.
Nenat japoneze thone “me fal” per cka s’munden ta benin drejte, u thone “me fal” femijeve, nuk i largojne femijet per ego e per interesa.
Nenat japoneze nuk transmetojne fjale nga njeri femije tek tjetri perkundrazi behen mastic qe i mban ata lidhur.
Tek nena fillon gjeneza e kombit, nje nene e dashur dhe e perulur, sjell ne jete nje komb ne harmoni e ne bashkepunim.

Femijet japoneze, qe ne hapat e para mesohen te rregullojne krevatin, kepucet, tavolinen, te pastrojne banjen. Nuk mesohen me fjale, por nga shembulli i Nenes dhe i Babait, ne shtepi punojne te gjithe njesoj.

Japonezet nuk mburren, eshte mungese etike te mburresh per prona, per veshje, per tituj.
Gjerat e bukura dhe te vlera nuk kane nevoje per reklame.

Japonezet jane shume mirenjohes, per kedo dhe per cdo gje. Mungesa e mirenjohjes zgjon vese te keqija, vese qe lendojne njeriun dhe shoqerine.

Japonezet e kane te larte besimin tek njeri-tjetri, dhe kur beson ne shoqeri, gjithe shoqeria ecen para.

Marredheniet e shendosha njerezore jane doktori me i forte per njeriun. Jo me kot perendimi eshte ne krize semundjesh mendore te popullates, zhvillimi me tepri ka cenuar rende lirine dhe maredheniet e natyrshme njerezore.

Pozitiviteti, Besimi, Etika, Kultura, Mirenjohja i dallon japonezet nga lindja dhe perendimi.

Pikerisht, keto jane perberesit e lumturise dhe jetegjatesise se popullit japonez.

Nene Hiroko me falenderon qe pata deshiren ta degjoja, me kerkon te falur qe foli kaq gjate, me kerkon leje per tu larguar.

Pershendeten duke u perkulur dhe largohen me lumturi te pamate syve.
Me e lumtura jam une, nje kafe mengjesi me dy zonja te mrekullueshme.
Me dhuruan dashuri e mencuri japoneze.

Rama: Përditësimi i Fjalorit të madh të shqipes, në konsultim shumë të gjerë publik

Kryeministri Edi Rama njoftoi prezantimin publikisht të draftit të Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe, gjatë fjalës sot në Kuvendin…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Përditësimi i Fjalorit të madh të shqipes, në konsultim shumë të gjerë publik

Kryeministri Edi Rama njoftoi prezantimin publikisht të draftit të Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe, gjatë fjalës sot në Kuvendin…