“Time Out”: Shqipëria, plazhe mahnitëse dhe një vend aventurash

Media globale iu sugjeron miliona ndjekësve destinacione interesante dhe aventura për t’u shijuar


Media globale “Time Out” shkruan për Shqipërinë duke ua sugjeruar miliona ndjekësve të saj si një vend plot destinacione interesante e aventura për t’u shijuar në çdo cep ku hedh këmbën.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale shkrimin promovues të “Time Out”, ku përshkruhen bukuritë e natyrës shqiptare nga Shkodra, në Gjipe.

Autori i shkrimit, Stuart Butler, i cili ka udhëtuar shumë në Shqipëri shprehet se vendi ruan ende një atmosferë të një Evrope më të vjetër dhe më të egër.

“Shqipëria është Evropa që nuk e dinit se ekzistonte. Male të thyera të mbushura me shtigje të qeta ecjeje, rrënoja të lashta të fshehura nën hijen e pemëve, plazhe mahnitëse gati për eksplorim dhe qendra urbane me zhvillim të shpejtë”, shkruan ai.

Autori vlerëson se Shqipëria është një vend ku tradita ka rëndësi.

“Një vend me aventura të papritura në fund të çdo korsie fshati me pluhur. Një vend që mund të ndryshojë të gjithë idenë tuaj për Evropën e shekullit XXI. Pra, ku të filloni? Nga kryeqyteti i saj historik, deri te bregdeti i saj i mbushur me plazhe, këto janë vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri”, shkruan ai.

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…