Xhaçka: Korridori 8, mekanizëm integrimi për zhvillimin e potencialeve ekonomike

Ministrja e Jashtme theksoi se “Korridori 8 është shumë më tepër se një projekt i thjeshtë infrastrukturor”.


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi sot nga Brindizi se Korridori 8 është një mekanizëm bashkëpunimi dhe integrimi që do të transformojë situatën ekonomike në të dy brigjet e Adriatikut dhe deri në Detin e Zi.

Në deklaratën e përbashkët për median me homologët e Italisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, pas takimit të organizuar sot në Brindizi për Korridorin 8, Xhaçka u shpreh se “po punohet ngushtësisht në promovimin e një axhende që është në dobi të të gjitha vendeve tona”.

Xhaçka vlerësoi fillimisht përkushtimin e qeverisë italiane për ta bërë Italinë gjithnjë e më të pranishme në Ballkan.

“Marrëdhëniet shqiptaro-italiane janë të shkëlqyera, sepse këto janë marrëdhënie të mbështetura në një miqësi të thellë dhe të sinqertë mes njerëzve tanë. Marrëdhënia jonë ka marrë një dimension edhe me strategjik nën rrethanat aktuale gjeopolitike nisur nga lufta në Ukrainë dhe kërcënimin që ajo përfaqëson për sigurinë evropiane dhe atë të Ballkanit Perëndimor. Mënyra më e mirë për të trajtuar këtë kërcënim, mënyra më e mirë për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin tonë, është përmes bashkëpunimit, përmes integrimit, duke punuar së bashku për të çuar përpara një axhendë të përbashkët shkëmbimesh, projektesh, zhvillimesh”, tha ministrja.

Ndaj ajo vlerësoi faktin se Korridori 8 po merr kaq shumë vëmendje dhe që ka kaq shumë angazhim për ta kthyer këtë ide në realitet.

“Historikisht Brindizi, Bari dhe Pulja kanë qenë për ne porta e Perëndimit drejt Europës dhe nga ana tjetër Shqipëria, Durrësi dhe Vlora kanë qenë gjithmonë për Italinë porta e Ballkanit dhe Lindjes”, shtoi Xhaçka.

Ministrja theksoi se “Korridori 8 është shumë më tepër se një projekt i thjeshtë infrastrukturor”.

“Po punojmë që Korridori 8, i përkthyer si një mekanizëm bashkëpunimi dhe integrimi, që do të ndihmojë në shndërrimin e detit Adriatik në kuptimin e plotë të fjalës në det që na bashkon dhe transformon situatën ekonomike dhe potencialin e zhvillimit të hapësirës sonë dhe do të na lejojë të shfrytëzojmë plotësisht të përbashkëtat dhe sinergjitë që ekzistojnë në të dy brigjet e Adriatikut dhe deri në Detin e Zi”, theksoi Xhaçka.

Ajo vlerësoi takimin katërpalësh sot në Brindisi dhe shprehu sigurinë se nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta do të avancohet me këtë ide deri në përfundim të saj.

“Investime të këtij lloji janë thelbësore për ta bërë perspektivën e BE-së të prekshme për qytetarët tanë, bizneset dhe shoqërinë civile me përfitime konkrete. Shqipëria kryeson këtë vit Procesin e Berlinit dhe ne synojmë të bëjmë forcimin e ndihmës financiare të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe pikërisht për këtë temë kryesore që po diskutojmë sot një nga fushat kryesore apo një nga temat kryesore të samitit në tetor. Në mendimin tonë, fokusi i Procesit të Berlinit duhet të jetë arritja e përputhshmërisë ekonomike me standardet e BE-së”, tha ministrja.

Kjo, sipas saj, “është thelbësore për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e rajonit tonë në këtë periudhë të trazuar për sigurinë evropiane dhe globale”.

“Në këtë kontekst sfidash të sigurisë, ne kemi nevojë që BE-ja të ruajë vrullin e ri të procesit të zgjerimit përmes veprimeve konkrete. Prandaj, Korridori 8 është një korridor që do të na bashkojë, do të jetë edhe një korridor sigurie. Ne të gjithë e mbështesim dhe do të punojmë bashkërisht për ta avancuar atë sa më shpejt”, theksoi ajo. /ATSH

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…