Rumania, një shembull i shkëlqyer për Shqipërinë!
Më 16 dhjetor 2023 mbushen 110 vjet marrëdhënie diplomatike. Ekonomia rumune drejt suksesit.
Nga Elton Kolonjari
Ish-student në Rumani
Pak ditë më parë isha së bashku me vëllanë tim, në Turqi, për të vizituar Stambollin.
U vendosëm në Yenikapı duke qenë se e njihja mirë zonën. Kur isha student në Rumani, rreth 10-të vite më parë më duhej të merrja autobuzin e linjës Stamboll-Bukuresht.
Ndërsa po shikonin dyqanet pronari i një butiku mu drejtua. “Unë të mbaj mend ty. Ju jeni rumun dhe gjithmonë keni blerë bluza këtu”. Memorja e tij më suprizoi.
“Jo i thashë jam nga Shqipëria por vija këtu sepse në këtë dyqan vinin shumë rumunë, por nuk po shikoj asnjë”.
“Ekonomia e Turqisë ka rënë shumë. Rumunët nuk vijnë më. Ekonomia atje është shumë herë më lart se 10-të vite më parë” tha pronari i butikut.
Në fakt, Rumania dhe Shqipëria e rrëzua komunizmin pothuajse në të njëjtën kohë. Biles ishte Rumania ajo që me levizjen antikomuniste inspiroi dhe Shqipërinë drejt sistemit demokratik.
Por ndryshe nga Shqipëria që vazhdon të jetë në vazhdën e anashirsë ekonomike, Rumania po ecën me hapa të sigurt drejt rritjes së sukseshme të ekonomisë së saj.
Sipas Komisionit Evropian për ekonominë: ”Ekonomia e Rumanise pritet të zgjerohet me 3.2% në 2023, pas rritjes me 4.7% vitin e kaluar. Në vitin 2024, rritja ekonomike e vendit parashikohet të përshpejtohet në 3.5%, tha ekzekutivi i BE-së në parashikimin e tij të fundit makroekonomik për Rumaninë të publikuar pak jave me pare.
“Rritja është vendosur të vazhdojë, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë se në vitin 2022 për shkak të inflacionit të vazhdueshëm, kushteve të shtrënguara të financimit dhe rritjes së ulët në partnerët tregtarë,” tha KE.
Inflacioni pritet të mbetet i lartë këtë vit, në 9.7% përpara se të ulet në 4.6% në 2024. Deficiti i qeverisë së Rumanisë parashikohet të bjerë në 4.7% të PBB-së në 2023, nga 6.2% në 2022.
“Borxhi i qeverisë së përgjithshme parashikohet të ulet në 45.6% të PBB-së në vitin 2023, për shkak të reduktimit të deficitit dhe rregullimit të fluksit të stokut, përpara se të rritet në 46.1% në 2024. Rreziqet për perspektivën fiskale janë anuar në kahun poshtë”, vuri në dukje Komisioni.
Shifra këto që Shqipëria duhet ti ketë zili dhe duhet ti eksperiencës rumune dhe jo ta cilësojë atë si një ish vend të lindjes.
Më 16 dhjetor 2023 mbushen 110 vjet marrëdhënie diplomatike.
Kur isha i vogël dhe kushërinjtë e mij vinin nga Rumania, në aeroportin e vjetër dhe të braktisur të Tiranës ulje shoqëria ajrore rumune Tarom.
Linja Bukuresht-Tiranë nuk fuksionon më. Eshtë koha që kjo linjë të rikthehet sërisht.
Në Rumani jeton një komunitet i madh shqiptarësh por edhe studentësh shqiptar të cilët kanë fituar të drejta studimi nga shteti rumun falë marrëdhënive të shkëlqyera midis dy vendeve tona. Rumania ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e Shqipërisë.
Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Rumanisë u vendosën më 16 dhjetor 1913. Që atëherë, të dyja vendet zhvilluan lidhje të forta kulturore dhe gjuhësore.
Sipas të dhënave në Rumani jeton një komunitet prej 10 mijë shqiptarësh. Më 16 dhjetor 2023 mbushen 110-të vjet marrëdhënie diplomatike midis dy vendeve tona qe jane me shume se mike.