Vlora Marina Residences sjell hotelin me 5 yje Marriott

Marriott International përfshin një portofol prej më shumë se 8,500 pronash nën 31 marka kryesore që përfshijnë 138 vende dhe territore të ndryshme


Vlora Marina Residences dhe Marriott International nënshkruan marrëveshjen që i hap rrugën hotelit me 5 yje të certifikuar ndërkombëtarisht në Vlora Marina. Investimi mbi 100 milionë euro parashikon ngritjen dhe menaxhimin e hotelit Vlora Marriott Hotel si dhe prezantimin e një koncepti të ri për Shqipërinë dhe rajonin që janë apartamentet e branduara. Hoteli i ri do të vendoset në zemër të Vlorës dhe do të jetë pjesë e investimit në Vlora Marina, projektit urban miks, i cili përfshin një marinë të klasit botëror me 438 vende për ankorim të jahteve dhe mega-jahteve, apartamente Premium me pamje nga deti, njësi shërbimi dhe zona argëtimi.

Vlora Marriott Hotel parashikon zhvillimin harmonik të peizazhit të qytetit duke sjellë ekselencën e një përvoje të gjatë të hotelerisë me 5 yje dhe rezidencës së branduar, një koncept i ri, i cili i shton një tjetër dimension këtij projekti.

Marrëveshja me Marriott International shënon një fillim të rëndësishëm për Vlorën dhe për standardet më të larta që Shqipëria po përvetëson në fushën e turizmit dhe mikpritjes. Si hoteli me 150 dhoma ashtu edhe apartamentet e brandura (branded apartments) do të manaxhohen nën të njëjtën strehë nga i njëjti ekip Marriott, duke garantuar cilësinë dhe standardet më të larta ndërkombëtare.

Në fjalën e saj, që i parapriu nënshkrimit të marrëveshjes, Ardiana Sokoli, Zv.Presidente për Pasuritë e Paluajtshme e Grupit BALFIN tha se ky bashkëpunim dhe standardet e parashikuara për t’u implementuar aty, ndryshojnë tërësisht rregullat e lojës në industrinë e hotelerisë në Shqipëri.

“Sot, qëndrojmë këtu me partnerët tanë nga Marriott të bashkuar në vizionin dhe përkushtimin tonë për ta bërë Vlora Marriott Hotel një shembull të shkëlqyer ekselence në hospitality. Ne besojmë shumë se Vlora do të kthehet në një nga qytetet më të rëndësishme mesdhetare dhe flamuri i ekonomisë blu shqiptare. Së bashku me partnerët tanë vendas dhe ndërkombëtarë, po prezantojmë koncepte inovative në arkitekturë dhe objekte urbane që do të transformojnë zonën aktuale duke përmirësuar ofertën e Vlorës si destinacion turistik, duke nxitur ekonominë vendase dhe duke krijuar më shumë mundësi punësimi.”

Ndërsa përfaqësuesit e Marriott, Silvija Lovreta, Drejtoreshë për Evropën Jug-Lindore, Marriot International e cilësoi këtë marrëveshje një përmbushje të kërkesës që vendi ka për brande të tilla në shërbimin e hospitality.

“Ky është një koncepti që po e sjellim për herë të parë në Shqipëri dhe jemi shumë krenar për këtë. Kjo marrëveshje përforcon kërkesën që ne po shohim në vend për praninë e brandeve ndërkombëtare. Ne jemi të kënaqur për këtë bashkëpunim me Vlora Marina duke forcuar praninë tonë në Shqipëri”

Për Julien Laloye, Drejtor për Zhvillimin e Hapësirave Mikse, Marriott International, ky është hoteli i parë Marriott në bredgetin shqiptar dhe projekti i parë sa i takon rezidencave të branduara. “Kemi punuar me ekipin më të mirë sa i përket projekteve të hoteleve dhe ambienteve të tjera. Ky është projekti jonë i parë në Shqipëri sa i përket rezidencave. Kemi shumë besim që do të jetë një sukses i vërtetë”.

I përshtatshëm si për ata që udhëtojnë për biznes, ashtu dhe për turistë, Vlora Marriott Hotel, parashikon të ketë 150 dhoma dhe suita si dhe mbi 100 apartamente për shitje nën emrin e Vlora Marriott Residences. Hoteli përfshin pishinë të brendshme dhe të jashtme, katër restorante dhe bare, një plazh privat me një beach bar, spa, një qendër fittnesi dhe një hapësirë moderne për biznes dhe takime. Gjithashtu do të sigurohet edhe një qendër socio-argëtuese për vizitorët dhe qytetarët e Vlorës 24 orë në 24. Rezidencat janë planifikuar të jenë nga 75 deri në 220 m² me një, deri në katër dhoma gjumi, duke u ofruar banorëve akses në palestër private si dhe facilitete të përzgjedhura të hotelierisë.

Marriott International përfshin një portofol prej më shumë se 8,500 pronash nën 31 marka kryesore që përfshijnë 138 vende dhe territore të ndryshme. Marriott operon dhe jep ekskluzivitet të menaxhimit të hoteleve në të gjithë botën. Me afro 600 hotele dhe resorte në mbi 65 vende dhe territore anembanë botës, Marriott Hotels vazhdon të përsosë ekselencën në artin e mikpritjes. /TV KLAN

Uldedaj sërish kampion, Balla: Mes 15 më të mirëve në botën e boksit profesionist

Suksesi i Uldedajt është një arritje historike për sportin shqiptar dhe një tjetër hap i madh për boksierin e talentuar…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Uldedaj sërish kampion, Balla: Mes 15 më të mirëve në botën e boksit profesionist

Suksesi i Uldedajt është një arritje historike për sportin shqiptar dhe një tjetër hap i madh për boksierin e talentuar…