Rama: Qendra “Sotir Kolea” i rikthehet publikut me libra të rrallë

Qendra “Sotir Kolea” mban emrin e një personaliteti të kulturës shqiptare


Qendra më e re e librit “Sotir Kolea”, dikur e njohur si biblioteka e vjetër e kryeqytetit, pas dëmtimeve nga tërmeti, sot i rikthehet lexuesit përmes shërbimit të librave të rrallë, shumë syresh pjesë e bibliotekave personale të konfiskuara gjatë komunizmit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ambientet e kësaj biblioteke më parë dhe transformimin që ka ndodhur pas investimit.

Rama tha se tashmë, e gjithë kjo pasuri vihet në dispozicion të publikut në një ndërtesë tërësisht të rikonstruktuar, falë investimit të qeverisë shqiptare dhe mbështetjes europiane nga Programi “EU4Culture”.

Thesaret e Qendrës “Sotir Kolea”, pjesë e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, tani ruhen në kushte të sigurta dhe mund të lexohen nga të gjithë dashamirësit e librave.

Qendra “Sotir Kolea” mban emrin e një personaliteti të kulturës shqiptare, i cili si drejtues i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë gjatë periudhës 1928-1937, dha një kontribut të veçantë në hedhjen e bazave të bibliotekonomisë në Shqipëri, si dhe për pasurimin e koleksioneve bibliotekare me materiale albanologjike.

Programi EU4Culture i Bashkimit Europian, ka ofruar pajisje moderne që do të ndihmojnë ndjeshëm në ruajtjen e librave dhe leximin e tyre online.

Puna e personelit në Qendrën “Sotir Kolea” është lehtësuar dhe tashmë mund të përpunojnë më shumë libra. Kjo qendër ka përfituar pajisje me vlerë 670 000 euro përmes programit EU4Culture.

Ndihma konsiston në servera të rinj, libra, skanera barkodi, laptopë, tableta, sistem sigurie, pastrues pluhuri, heqës lagështie dhe aciditeti, pajisje për dezinfektimin e librave e pajisje të tjera, të cilat ndihmojnë bibliotekën për të ruajtur, trajtuar e pastruar fondin e saj të librave të rrallë. Një pjesë e këtyre pajisjeve janë unike në vendin tonë. Tashmë një pjesë e konsiderueshme e punës kryhet në mënyrë të automatizuar.

Lexo më shumë nga

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…