“Një ndalesë-Një kontroll”, Rama: “Zhbëhen” kufijtë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Në Qafë Thanë hyri sot në fuqi programi i ri kufitar “Një ndalesë – Një kontroll”


Në Qafë Thanë hyri sot në fuqi programi i ri kufitar “Një ndalesë – Një kontroll”, duke “zhbërë” kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave me procedura shumë të thjeshtuara.

I pranishëm në ceremoninë e organizuar me këtë rast në pikën kufitare të Qafë Thanës, kryeministri Edi Rama vlerësoi rëndësinë e këtij vendimi.

“Ky është një moment i rëndësishëm për të gjithë ata që kalojnë nga kjo pikë kufitare, qofshin individë apo kompani që shkëmbejnë mes dy vendeve. Është një moment i rëndësishëm sepse më në fund ua lehtësojmë në mënyrë të konsiderueshme kalimin në këtë pikë dhe patjetër i japim një shtysë të mëtejshme jo vetëm shkëmbimeve tregtare, por edhe zhvillimit të marrëdhënieve tona në tërësi pa harruar edhe zhvillimin e turizmit”, tha ai.

Kryeministri theksoi se Shqipëria këtë vit po përjeton një impakt të jashtëzakonshëm të transformimit të imazhit të saj.

“Si asnjë vit më parë, fluksi i turistëve por edhe numri i investitorëve të mëdhenj ndërkombëtarë të interesuar për të investuar në industrinë e turizmit në Shqipëri, së bashku me shqiptarët e diasporës, apo edhe ata që banojnë në Shqipëri është realisht tejet inkurajues”, tha ai.

Rama theksoi se zhvillimi i mëtejshëm dhe rritja e dëshiruar e industrisë së turizmit, ashtu sikurse edhe rritja e dëshiruar e sektorëve të tjerë të prodhimit kërkojnë një qasje komplekse.

Pjesë e patjetërsueshme e kësaj qasjeje, sipas tij, është pikërisht transformimi në funksion të lehtësimit të kalimit të kufijve.

“Me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut kemi folur vijimësisht për këtë dhe kemi parë se ka shumë pengesa që vijnë nga inercia e së shkuarës dhe nga ana tjetër nga paragjykimi për liberalizimin e lëvizjes. Në fakt liberalizimi i lëvizjes sjell jo vetëm më shumë lehtësi, por edhe më shumë transparencë e më pak rrezik për praktika të këqija në trajtimin e qytetarëve dhe subjekteve tregtare”, tha ai. /ATSH

Rikthehen Javët Kulturore Ndërkombëtare

“Javët Kulturore Ndërkombëtare” ose JKN, është një platformë e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit që sjell një seri veprimtarish

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rikthehen Javët Kulturore Ndërkombëtare

“Javët Kulturore Ndërkombëtare” ose JKN, është një platformë e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit që sjell një seri veprimtarish