Peleshi: Efektivët e FA në “Platinum Lion-23” në Bullgari

Kontingjenti i dytë i Batalionit 3 të Këmbësorisë, mori pjesë në stërvitjen e përbashkët shumëkombëshe


Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, bëri të ditur se, kontingjenti i dytë i Batalionit 3 të Këmbësorisë, mori pjesë në stërvitjen e përbashkët shumëkombëshe “Platinum Lion-23” në Bullgari.

Peleshi tha se, kjo stërvitje kishte synim, përmirësimin e aftësive operacionale në kryerjen e veprimeve të përbashkëta luftarake në një mjedis shumekombësh, kjo stërvitje konfirmoi vullnetin e fortë dhe profesionalizmin absolut të trupave të përfshira në kryerjen e detyrave.

“Krenari për ne të shohim se efektivët e FA, janë të përgatitur dhe të aftë për të përballuar sfidat e luftës në bashkëpunim me aleatët tanë”, u shpreh ministri.

Peleshi vuri në dukje, angazhimin e FA dhe përkushtimin maksimal në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon.

“Krenarë për kontributin tonë në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar”, tha ai.

Brenda vitit nisin punimet për Spitalin e ri në Korçë, infrastrukturë model e shërbimit shëndetësor

Spitali rajonal i Korçës është një tjetër infrastrukturë e re, që do të ringrihet nga themelet jo vetëm si një…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Brenda vitit nisin punimet për Spitalin e ri në Korçë, infrastrukturë model e shërbimit shëndetësor

Spitali rajonal i Korçës është një tjetër infrastrukturë e re, që do të ringrihet nga themelet jo vetëm si një…