Zoran Zekic: Partizani për historinë në Conference League

Partizani luan sot ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Conference League ndaj Atletic Escalde


Partizani luan të martën në Air Albania në orën 20:45, ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Conference League ndaj Atletic Escaldes. Të kuqtë fituan 1-0 në ndeshjen e parë në Andora dhe pritet që përballë tifozerisë së tyre të marrin sërish një rezultat pozitiv ndaj një rivali që konsiderohet modest. Në konferencën për shtyp, trajneri i kryeqytetasve, Zoran Zekic paralajmëroi ndryshime në sistem dhe në emra, teksa shtoi se në këtë pak kohë që drejton Partizanin, ka parë shumë gjëra të mira.

“E kemi analizuar ndeshjen e parë. Ne mund të jemi të lumtur për rezultatin në Andorra, por jo për mënyrën si luajtëm. Por, ne kemi parë dhe sa gjëra nuk bëmë mirë, taktikisht, në vrapim, pa agresivitet, duke qenë në vonesë shpesh. Për të vazhduar më tej duhet të ndryshojmë shumë gjëra. Kam folur me ekipin. Nuk ka kundërshtar të lehtë pas tre javësh në këtë kompeticion, por ne duhet të kuptojmë që duhet përqendrim i madh dhe të jemi shumë më mirë. Ne e pamë për shembull se si Ferencvarosi luajti ndaj skuadrës të Ishujve Faroe, se si skuadra tjetër e Andorras fitoi ndaj Hibernian. Ndaj duhet të mendojmë për këto shembuj. Me siguri do të ndryshojë diçka, ndoshta sistemin, disa lojtarë. Nuk është e rëndësishme si e nis, por si e mbyll. Me 5 ndryshime mund të ndryshosh ritmin e lojës dhe për mua të gjithë lojtarët janë shumë, shumë të rëndësishëm.

Kemi folur shumë pas kësaj ndeshje, kemi parë shumë momente të papëlqyeshme, shpresoj që të kuptojmë më mirë njëri-tjetrin. Sigurisht mund lë luajmë shumë më mirë në secilën fazë të futbollit. Fillimisht i uroj Remzifaik Selmanit më të mirën në karrierë dhe Mensah të kthehet sa më parë në fushë. Por kemi shumë lojtarë të tjerë. Jam vetëm një muaj këtu dhe duhet të shoh të gjithë lojtarët. Padyshim folëm me Selmanin, për atë që ndodh në fushë e stërvitje, që të presim që të kalojë koha dhe gjithçka do të ishte më e qartë.

Largime të tjera? Situatat janë kështu, jo vetëm në klubin tonë në kohë merkatoje. Ndoshta disa lojtarë flasin me klube të tjera pas ofertave, është normale, nuk mund ta ndryshoj këtë. Është më mirë kur fiton e luan mirë, nuk vlen vetëm për nesër, e kërkoj në çdo ndeshje.

Kam punuar vetëm një muaj dhe kam parë shumë gjëra të mira. Por të gjitha duhet të konkurrojmë çdo ditë, kjo është jeta, duhet të punojmë shumë dhe të mendojmë pozitivisht çdo ditë. Lojtarët duhet të jenë të hapur ndaj ideve të reja, nëse jeton për futbollin dhe mendon për të, mendoj se asgjë nuk është e pamundur. Ne punojmë shumë, por askush nuk dëgjon për këtë. Të gjithë do vijnë nesër në ndeshje që të shohin atë që bëjmë dhe ne duhet t’u tregojmë paraqitjen më të mirë të mundshme. Turi i tretë? Nëse fitojmë nesër, do të flasim për këtë pas ndeshjes”, u shpreh Zoran Zekic.

Udhëzim për miratimin e licencave për ripërdorimin e të dhënave të hapura

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja, dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi…

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Udhëzim për miratimin e licencave për ripërdorimin e të dhënave të hapura

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja, dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi…