Gjetën portofolin me para gjatë patrullimit, dy punonjësit e Policisë ia dorëzojnë qytetares

Qytetares i humbi portofoli me një sasi të konsiderueshme parash


Qytetares i humbi portofoli me një sasi të konsiderueshme parash, dy punonjës policie e gjejnë portofolin gjatë patrullimit me biçikleta dhe ia dorëzojnë asaj.

Sot, në plazhin e Shëngjinit, dy punonjës policie, Elson Rasha dhe Fabjola Tula, gjatë patrullimit me biçikleta në Shëngjin, kanë gjetur në tokë një portofol me një shumë të konsiderueshme lekësh dhe eurosh.

Menjëherë, ata kanë njoftuar sallën operative, e cila iu ka bërë me dije që në sallën operative nuk kishte mbërritur asnjë telefonatë për një portofol të humbur. Të ndodhur në këto kushte, punonjësit e Policisë kanë hapur portofolin brenda të cilit kanë gjetur një dokument identifikimi të një shtetaseje dhe kanë filluar kërkimet për gjetjen e shtetases që i përkiste portofoli.

Pas disa orësh kërkime nga punonjësit e Policisë, u bë e mundur gjetja e kësaj shtetaseje dhe iu dorëzua portofoli që ajo kishte humbur.

E zonja e portofolit ka falënderuar punonjësit e Policisë për korrektësinë dhe për gjestin e tyre, që tregon vërtet misionin që ka Policia, shërbimin ndaj qytetarëve.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.