Margariti: Një koleksion i pasur i regjisorit Kristaq Dhamo i shtohet Arkivit të Filmit

Një pasuri e vyer e regjisorit Kristaq Dhamo, i cili ndërroi jetë një vit më parë, i shtohet Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.


Një pasuri e vyer e regjisorit Kristiaq Dhamo, i cili ndërroi jetë një vit më parë, i shtohet Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti bëri të ditur se “në prag të përvjetorit të vdekjes së kineastit të madh Kristaq Dhamo, një prej pionierëve të filmit shqiptar, familja i dhuron Arkivit të Filmit një koleksion të pasur, që shërben jo vetëm për plotësimin e dosjes së kineastit, por edhe të historisë së kinematografisë shqiptare”.

Margariti tha se “bëhet fjalë për korrespondenca të kohës studentore, shënime, komente, referate të mbajtura në simpoziume etj., që do t’u shërbejnë studiuesve dhe kritikëve”.

? Një pasuri e vyer i shtohet Arkivi Qendror Shteteror i Filmit! Në prag të përvjetorit të vdekjes së kineastit të madh…

Posted by Elva Margariti on Wednesday, August 2, 2023

Dhamo lindi në Libofshë të Fierit, më 20 prill 1933. Kreu liceun artistik “Jordan Misja”, më 1952, dega dramaturgji. Për një periudhë të gjatë kohe, Kristaq Dhamo ka qenë udhëheqës artistik i kinostudios (1973-1981 dhe 1984-1992). Ai ishte regjisori që realizoi filmin e parë artistik shqiptar me metrazh të gjatë, “Tana”, që ishte edhe filmi i tij i parë, me të cilin mbrojti edhe diplomën (1958).

Dhamo ka dhënë një ndihmë të çmuar në përgatitjen e studentëve të rinj të kinematografisë, me organizimin e disa kurseve profesionale. Në 1979 iu dha titulli “Artist merituar” dhe në vitin 1987 u nderua me titullin “Artist i Popullit”. Në festivalin e 11-të të filmit shqiptar 2000 u nderua me “Çmimin e Karrierës”.

Regjisori Kristaq Dhamo ndërroi jetë më 14 gusht të 2022.

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.