Ndërmarrja e ujësjellësit të Durrësit shpall falimentin!

Humbja arrin në 10 mln euro më 2022, detyrimet totale 160 mln euro


Nga B.Hoxha, MONITOR

Keqadministrimi ka çuar në faliment Ndërmarrjen e Ujësjellësit Durrës (UKD), një nga më të mbështeturat me hua dhe grante nga donatorët.

Vendimi për likuidimin e shoqërisë u mor me 15 maj të këtij viti pasi ndërmarrja e qytetit bregdetar ishte zhytur në borxhe dhe nuk kishte me asete, thuhet në raportin që Asambleja e Aksionareve të Shoqërisë ka bërë për falimentin.

Të dhënat nga bilanci tregojnë se humbjet UKD-së u dyfishuan gjatë vitit të kaluar duke arritur në mbi 1 miliardë lekë afërsisht 10 milionë euro, nga 535 milionë lekë (5 mln euro) që ishin në vitin 2021, sipas të dhënave të raportuara në bilancin zyrtar të dorëzuar në Qendrën Kombëtare të biznesit.

Performanca e kompanisë është rënduar se tepërmi gjatë vitit të kaluar kur detyrimet totale arritën në 16 miliardë lekë më shumë se 150 milionë euro me rritje 11 për qind ndaj vitit 2021, ndërkohë që kapitali ishte negative prej 2.8 miliardë lekësh, duke treguar një gjendje tepër të rënduar financiare.

Raporti i Audituesve tregon si situata është më rëndë se sa të dhënat në bilanc për shkak se kompania nuk ka mbajtur provigjione.

Bashkia e Durrësit ishte aksionari kryesor dhe tashmë, përgjegjësia për furnizimin me ujë të qytetit të Durrësit do ti kalojë Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës Kanalizime Durrës, ku aksionere të saj janë Bashkia e Durrësit, Krujës, Kurbinit e Shijakut dhe Vorës.

Të gjitha detyrimet e ujësjellësit të Durrësit do ti kalojnë SHRUKD-së, por ndërkohë ndërmarrja e ujësjellësit të Durrësit ka rëndësi sistemime me efekte negative në ndërmarrjet e tjetra të shtetërore.

Ministria e Financave raportoi më herët se UKD i detyrohet OSSHE me 4,3 miliardë (40 mln euro) fatura të papaguara deri në maj 2023. Të dhënat nga bilanci tregojnë se detyrimet në formën e huamarrjes janë mbi 308 milionë lekë, ndërsa detyrimet të tjera të kompanisë janë rreth 7.9 miliardë lekë.

“Në vijim pasi u shqyrtua bilanci i vitit 2022 u arrit në përfundimin se UKD nuk disponon më asete”, thuhet ne raportin për likuidimin e shoqërisë të publikuar në QKB.

Opinioni i audituesve për bilancin e vitit 2022 lëshoi kritika në drejtim të administrimit të UKD-së. Adituesit vunë në dukje se nuk rakordojnë të dhënat e programit të kontabilitetit për gjendjen e klientëve në fund të vitit dhe gjendjen e klientëve që rezulton nga sistemi i faturimit. Gjithashtu shoqëria nuk ka parashikuar zhvlerësime me vitin 2022 e për rrjedhojë ka pasaktësi në bilanc. Audituesit vërejtën se gjendja e detyrimeve të mbajtura nga Ujësjellësi i Durrësit nuk përkonin më të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Ujësjellësi i Durrësit është nga ndërmarrjet me të financuara nga donatorët për shkak të rëndësisë që ka ndër të tjera për zhvillimin e turizmit. Në vitin 2013 Banka Botërore e miratoi një kredi prej 85.3 milionë dollarë amerikanë Shqipërisë, për investime në Ujësjellës kanalizimin e Durrësit. Huaja e IBRD-së prej 85.3 milionë dollarësh amerikanë për Projektin e investimeve për Sektorin e Ujit në Shqipëri, kishte për qëllim të përmirësojë rrjetin ekzistues të ujësjellës-kanalizimeve në rajonin e Durrësit, qyteti i dytë më të madh i vendit dhe njëri prej destinacioneve kryesore turistike të vendit, si dhe porti kryesor i Shqipërisë.

Ndërsa në vjeshtën e vitit të kaluar u firmos marrëveshja 60 mln euro për financimin e rrjetit të Ujësjellësit Durrës, mes Qeverisë Shqiptare dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryeministri Edi Rama u shpreh se ky investim do arrijë të mundësojë transformimin e qytetit./MONITOR

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…