Kosova dëbon dy serbë për “pjesëmarrje në protesta të dhunshme” në veri

Ndaj tyre është caktuar masa e dëbimit nga Kosova dhe ndalimi i hyrjes në shtet për tri vjet


Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar dy persona të nacionalitetit serb me inicialet S.J. dhe I.S., me gjashtë muaj burgim, me mundësinë e shndërrimit të dënimit në gjobë.

Avokati Lubomir Pantoviq i ka thënë Radios Evropa e Lirë se paratë u janë dorëzuar autoriteteve, dhe ata do të kthehen në Serbi, më 3 gusht.

“Ndaj tyre është caktuar masa e dëbimit nga Kosova dhe ndalimi i hyrjes në shtet për tri vjet”, ka thënë Pantoviç.

Të dy personat janë arrestuar në fund të majit në pikëkalimin kufitar të Jarinjës, ndërsa në fund të korrikut ata janë paditur nën dyshimet për “pjesëmarrje në protesta të dhunshme” dhe “posedim të paautorizuar të armëve”.

Zyra e Prokurorit në Kosovë, ka thënë paraprakisht se të dy personat kanë qenë duke “përgatitur veprime për të shkaktuar rrezik të përgjithshëm” dhe ata janë në kontakt me “protestues të dhunshëm serbë”, të cilët janë përleshur me ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, më 29 maj, para ndërtesës komunale të Zveçanit.

Në këtë konflikt janë plagosur rreth 30 ushtarë të KFOR-it dhe dhjetëra protestues të komunitetit serb.

Policia e Kosovës i ka arrestuar deri më tani disa serbë për sulmet ndaj policisë, KFOR-it dhe gazetarëve.

Megjithatë, shumica janë liruar që atëherë.

Situata në veri është tensionuar në fund të majit pasi serbët lokalë e kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat veriore – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Ata nuk i kanë pranuar kryetarët, ndonëse i kanë bojkotuar zgjedhjet.

Për disa javë, para ndërtesave janë mbajtur protesta çdo ditë, me kërkesë që kryetarët të tërhiqen, bashkë me pjesëtarët e Policisë të angazhuar në atë zonë.

Më 10 korrik, Kosova dhe Bashkimi Evropian, kanë arritur marrëveshje për ulje të tensioneve, që mes tjerash parasheh edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja./ REL

Lexo më shumë nga

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…