Në “Perandorinë e Diamanteve” të argjendarit shqiptaro-hebre Sokol Pirra

Argjendari shqiptaro-hebre, Sokol Pirra, është një ndër më të njohurit në Shqipëri dhe më të vlerësuarit, për finesën e punimeve


Nga Dash Frashëri, botues i Bloger.al

Argjendari shqiptaro-hebre, Sokol Pirra, është një ndër më të njohurit në Shqipëri dhe më të vlerësuarit, për finesën e punimeve që ai i realizon mjeshtërisht, por edhe një nga miqtë e mi më të mirë, një miqësi gati 15-vjeçare.

I kam të zakonshme vizitat në studion e tij të punës, por kësaj herë po vizitoj dyqanin e tij, si botues i Bloger.al, për të shkruar një foto-reportazh të bukur dhe të plotë, siç edhe argjendari Pirra e meriton.

Punishtja e tij artistike, ku në krye të derës artistike metalike shkruhet me gërma hebraike “Coref” (Argjendar), krijon dhe shet nën markën “Euro Gold” dhe daton që nga 1995, rreth 28 vjet më parë.

I ndodhur në zemër të ish-Bllokut, dyqani i tij – një nga më të bukurit në Shqipëri, për mënyrën se si ai është arreduar, plot art – është shumë i frenkuentuar, veçanërisht nga turistët izraelitë.

Pirra është një “diplomat” që flet me gjuhën e artit, edhe kur bisedon me ambasadorin izraelit David Cohen, apo zv.ambasadorin Avi Louis, apo ambasadori Boaz Rodkin, ashtu siç është i vlerësuar edhe nga ish-ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Liberman.

Edhe krerët e komuniteteve fetare janë ndër miqtë më të mirë të tij.

Bota e argjendarit Pirra, me origjinë të hershne nga hebrenjtë sefardikë të Spanjës,  është arti, ku në dyqanin e tij, janë me mijëra objekte artistike që mbulojnë me shije thuajse çdo centimetër të dyqanit, nga tavani, muret, shkallët apo dyshemeje.


E vizitoj shpesh dyqanin e tij, edhe për të përjetuar klasin e artit që ai zgjedh si dekor.

Dashurinë për Izraelin dhe Hebrenjtë, Pirra jo vetëm që nuk e ka fshehur kurrë, por si një baba shembullor dhe hebre i devotshëm, e ka transmetuar edhe te djemtë e tij, ashtu si Sokoli e mori nga babai i tij, inxhinier.

“Dy dashuritë më të mëdha për mua janë familja dhe arti. Këto duhen të jenë patjetër në jetën e cdo individi”, thotë Sokol Pirra për TiranaDiplomat.com.

Për Pirrën flitet shpesh në mediat shqiptare, në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe në mediat ndërkombëtare, vecanërisht në mediat hebraike.

E viziton shpesh Izraelin dhe lutja në Kotel, Murin e famshëm të Jeruzalmit, është pjesë e protokollit individual dhe familjar.

Sokol Pirra, i cili ka mbaruar edhe studimet juridike, është mik i diplomatëve të huaj, i ftuar shpesh në selitë e tyre diplomatike.


I njohur për cilësinë e lartë të punimeve të tij, ai ka gjithmonë klientë dhe porosi të shumta, ku Pirra ideon apo sugjeron opsionet më të mira për ta.

“Arti trashëgohet familjarisht, dhe unë e kam nga parardhësit e mi, ashtu sikundër po jua trashëgoj dy djemve të mi. Në shtëpinë e gjyshit gjetëm në një baule të vjetër, një yll të Davidit, të viteve 1890, këtu e 130 vjet më parë”, thotë Pirra.

Me artin e tij, Sokol Pirra  është dhe një promovues i kulturës dhe arti hebraik, pasi në motivet e punimeve të tij është shpesh Ylli i Davidit, i kombinuar me diamantë.

“Cdo artist e shikon fillimisht si figurë, duke e vizatuar atë, dhe më pas bën art në zanatin e tij, ashtu sic veproj edhe unë. Një punim mund të zgjasë edhe shumë ditë, varet nga detajet që ka”, shton ai.

Si një hebre i devotshëm, i feston me të gjithë ritualin e tyre festat hebraike, duke ndezur qirinjtë e Menorës për festën e Hanukkah, apo përgatitur embëlsirat e Pesah apo Purimit.

Muzikanti i njohur, mësuesi Etrit Adami është një nga miqtë më të mirë të Pirrës, ashtu sikundër është edhe Kryerabini i Shqipërisë dhe i Kosovës, Yoel Kaplan, që të dy edhe miq të familjes.

Një incident tragjik, i mori jetën bashkëshortes së tij, Almës, e cila ndërroi jetë në moshën 43-vjecare, nga plagët dhe djegiet e shumta që pësoi nga shpërthimi i një bombole gazi, që thuajse i mori jetën edhe Sokolit dhe shkaktoi dëme të shumta në dyqan dhe punishte.

Në kujtim të saj, Komuniteti Hebre në Shqipëri, nën inciativën e Kryerabinit Kaplan, qëndisën me dorë me fije ari një dedikim kushtuar Almës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një destinacion tjetër i përhershëm i Sokol Pirrës, ku mungojnë kurrsesi edhe vizitat te “Trump Tower”, në Nju Jork.

 

Sinagogat janë vendi ku argjendari i famshëm gjen qetësinë shpirtërore dhe rimerr energjinë krijuese.

Por, vendi më ideal për të është dyqani i tij! Bota e tij!

Balla takim me bashkatdhetarë në Firence: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE deri në vitin 2030

Balla u rikujtoi shqiptarëve në Firence se prej datës 11 janar do të nisë procesi i regjistrimit, sipas një modeli…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla takim me bashkatdhetarë në Firence: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE deri në vitin 2030

Balla u rikujtoi shqiptarëve në Firence se prej datës 11 janar do të nisë procesi i regjistrimit, sipas një modeli…