“Prap dukej e bukur”

Kritiku i njohur: Shkrimtari Lumo Kolleshi i ka hedhur në prehër lexuesit një grusht perlash letrare


Nga Mark Simoni

PRAP DUKEJ E BUKUR

Që kur e pata takuar për herë të parë, e kam ndjerë atë magjinë e Lumo Kolleshit për ta mbushur atmosferën e bisedës me rrëfime shumë interesante dhe të çuditëshme. Ka një stil të treguari, që në pamje të parë të duket linear, por kur e lexon pak më tjetërsoj narrativën e tij, e kupton mahnitjen se ke dëgjuar diçka krejt ndryshe.

Pikërisht me këtë aparat prozodie, ka punuar ky autor, për të bërë librin e tij më të ri “Prap dukej e bukur”, (novela dhe tregime), botim i Shtëpisë Botuese MUZGU, që del sot nga shtypi. Shkrimtari Lumo Kolleshi i ka hedhur në prehër lexuesit një grusht perlash letrare, për t’ia zbukuruar kujtëdo orët e shenjta të leximit. Dhe ka ikur i qetë, mbase për të shkruar ndonjë libër tjetër.

Ajo distanca Itali Shqipëri që barit prej vitesh ky autor i njohur, është e mbushuar me ato çastet e heshtura të të menduarit, të përshkuar nga fantazia dhe frymëzimi. Dhe mbase pikërisht kjo rrugë është shtrati ku lindin tërë ato rrëfime e proza të bukura.

E gëzofsh librin e ri Lumo!

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…