Rindërtimi, Sako: Kanë përfunduar 20 objekte arsimore në Durrës, 17 në proces

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, inspektoi punimet për rikonstruksionin dhe përforcimin e shkollës së mesme të bashkuar “Jusuf Hoti”


Në qytetin e Durrësit janë rindërtuar 20 objekte arsimore, ndërsa 17 të tjera janë në proces për të bërë të mundur mbylljen e programit të Rindërtimit me buxhetin e qeverisë shqiptare dhe donatorëve të huaj deri në vitin 2024.

Kështu u shpreh sot kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, e cila inspektoi punimet për rikonstruksionin dhe përforcimin e shkollës së mesme të bashkuar “Jusuf Hoti” në njësinë administrative të Katundit të Ri, që financohet nga Danimarka dhe Mbretëria e Bashkuar nëpërmjet programit CIS zbatuar nga UNDP.

Sako theksoi se përveç këtij objekti që është pjesë e programit të Rindërtimit në Katundin e Ri janë edhe dy objekte arsimore që janë realizuar me buxhetin e bashkisë. “Në total janë 7 objekte arsimore në këtë njësi administrative”, tha ajo.

Sako inspektoi edhe ndërtimin e godinës së re arsimore ku do të vendoset kopshti dhe shkolla fillore “Jusuf Hoti”, financuar nga buxheti i bashkisë së Durrësit.

Shkolla do të ketë 10 klasa, 3 laboratorë, sallë multifunksionale, bibliotekë, dhomë infermieri e psikologu.

Ndërsa godina e re arsimore do të ketë 7 klasa, dy për kopshtin dhe 5 për shkollën fillore, dhomë infermierie e ambiente të tjera.

Në përfundim të punimeve në këto objekte arsimore 330 nxënës dhe 40 fëmijë do të zhvillojnë procesin mësimor në ambiente me standarte bashkëkohore.

Sako theksoi po ashtu se bashkia është angazhuar për të rehabilituar terrenet sportive në çdo njësi administrative. /ATSH

Me kryetarin e këshillit bashkiak Ani Dyrmishi duke inspektuar punimet për rikonstruksionin dhe përforcimin e ? shkollës së mesme të bashkuar “Jusuf Hoti” në njësinë administrative të Katundit të Ri, që financohet nga Qeveria e Danimarkës dhe Qeveria e Mbreterisë së Bashkuar nëpërmjet programit CIS zbatuar nga UNDP.

Po kështu inspektuam edhe ndërtimin e godinës së re arsimore ku do të vendoset kopshti dhe shkolla fillore me të njëjtin emër, financuar nga buxheti i bashkisë së Durrësit.

? Shkolla do të ketë 10 klasa, 3 laboratorë, sallë multifunksionale, bibliotekë, dhomë infermieri e psikologu.
Ndërsa godina e re arsimore do të ketë 7 klasa, dy për kopshtin dhe 5 për shkollën fillore, dhomë infermierie e ambiente të tjera.

Në përfundim të punimeve 3️⃣3️⃣0️⃣ nxënës dhe 40 fëmijë ???? do të zhvillojnë procesin mësimor në ambiente me standarte bashkëkohore.

Posted by Emiriana Sako on Friday, August 4, 2023

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…