Begaj përkujton Prof. Eqrem Çabej në 115-vjetorin e lindjes: Meriton mirënjohjen e brezave

Presidenti Bajram Begaj përkujtoi Prof. Eqrem Çabej, emrin më përfaqësues të shkencave albanologjike në 115-vjetorin e lindjes së tij.


Presidenti Bajram Begaj përkujtoi Prof. Eqrem Çabej, emrin më përfaqësues të shkencave albanologjike në 115-vjetorin e lindjes së tij.

“Shpreh gjithë nderimin dhe mirënjohjen time si President i Republikës së Shqipërisë për Prof. Eqrem Çabejin sot në 115-vjetorin e lindjes së tij, jeta dhe vepra e të cilit e bëjnë akademikun tonë të madh emrin më përfaqësues të shkencave albanologjike”, u shpreh Presidenti në mesazhin e tij me këtë rast.

“Me përkushtimin, vizionin dhe punën e palodhur prej patrioti të madh dhe intelektuali të shquar, si shkencëtar i rendit të parë, por edhe si dijetar, mendimtar dhe pedagog brilant, Eqrem Çabej jo vetëm i dha identitet shkencor akademizmit shqiptar, por ç’është më e rëndësishme i çeli horizonte të qarta duke e orientuar atë kah hullia e duhur, në të mirë të zbulimit dhe argumentimit shkencor të autoktonisë së shqiptarëve në trojet e të parëve të tyre, të vazhdimësisë iliro-shqiptare, të etnogjenezës ilire dhe prejardhjen e shqiptarëve prej tyre”, tha në mesazhin e tij Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit shtoi se “për gjithçka i dha vendit, popullit dhe kombit tonë, Eqrem Çabej meriton e do të meritojë përjetë nderimin dhe mirënjohjen e brezave shqiptarë në shekuj”.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.