Një vizitë emocionuese te Fondacioni “Alsar” – “Alternativa e së Ardhmes”

REPORTAZH – Fondacioni “Alternativa e së ardhmes” iu shtua shoqërisë civile shqiptare, më 21 shtator 2006


Nga Dash Frashëri, botuesi i TiranaDiplomat.com

“Askush nuk është vetëm, se është e drejta e lindur e çdokujt të ndihmohet kur ka nevojë”

E kisha programuar prej kohësh një vizitë kortezie te Fondacioni “Alternativa e së Ardhmes” (ALSAR), jo vetëm për faktin se me kryetarin e tij, Mehdi Gurra, ishim bërë miq gjatë një ceremonie në nderim të 252 dëshmorëve, që me sakrificën tyre dhe të mijëra të tjerëve, me guximin dhe vendosmërinë e një populli të tërë, ruajtën më 15 korrik 2016 , ardhmërine e Turqisë, duke i dhëne një përgjigje popullore kundër tentativës për grusht shteti të ndërmarrë nga FETO, e cilësuar nga institucionet turke si një organizatë terroriste, por duke qenë se fondacioni në përmbushje të misionit të tij njerëzor e shoqëror, përmes dhënies së ndihmesës dhe shtrirjes së dorës së bamirësisë kudo ku ndihet nevoja, vijon ta rrezatojë me sukses në vitin e 17-të të themelimit veprimtarinë e tij institucionale në horizontin e shoqërisë civile shqiptare.

Fondacioni “ALSAR” organizoi në Tiranë një Akademi Përkujtimore “15 Korrik – Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar në Turqi”, me rastin e përvjetorit të shtatë të tentativës së dështuar për grusht shteti në Türkiye, tentativë e ndërmarrë nga organizata terroriste FETO. 15 korriku shënohet si Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar.

Vizioni i qartë programor dhe përkushtimi njerëzor në shërbim të misionit fisnik për të ngjallur në shoqëri shpresën se askush nuk është vetëm dhe i braktisur, se është e drejtë e lindur dhe e patjetërsueshme e çdokujt të ndiejë pranë dorën e ngrohtë të ndihmës njerëzore në raste nevoje, përbëjnë thelbin e programit dhe të punës së Fondacionit “ALSAR”, të angazhuar prej vitesh me të gjithë vullnetin në mbështetje të njerëzve në nevojë.

I vendosur me zyra në fillim të Rrugës së Bogdanëve, Pallati “Eurocol”, Fondacioni “Alsar” ka ndërtuar një strukturë menaxhimi të shkëlqyer, që nis nga mikpritja te recepsioni dhe në cdo qelizë të saj, përshirë dhe një librari dinjitoze.

I shoqëruar nga miku im i vjetër, biznesmeni turk, Ozgen Polat, u mikprita me dashurinë dhe traditën e bukur nga kryetari i fondacionit, Mehdi Gurra.

Iniciativa për krijimin e Fondacionit “Alternativa e së ardhmes” iu shtua strukturës shoqërisë civile shqiptare me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 21 shtator 2006, duke u njohur si person juridik që gëzon të drejtën e ushtrimit të aktivitetit mirëbërës shoqëror me karakter arsimor, kulturor dhe humanitar. “ALSAR” është një organizëm i pavarur, që nuk ndjek qëllime fitimprurëse, i themeluar në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

“Fondacioni ‘Alsar” është themeluar prej meje, 17 vjet më parë, në vitin 2006 dhe është një fondacion tërësisht shqiptar, me staf shqiptar. Bashkëpunon me organizata të ngjashme në Turqi, por edhe simotra që ndodhen në Europë. Bashkëpunon me shtetin turk dhe ka një bashkëpunim të shkëlqyer me ambasadën e Turqisë në Shqipëri”, tha kryetari i Fondacionit, Mehdi Gurra.

Ai e kishte të qartë misionin e Fondacionit me një emër kuptimplotë: “Alternativa e së ardhmes” : Askush nuk është vetëm, se është e drejta e lindur e çdokujt të ndihmohet kur ka nevojë.

Veprimtaria e e Fondacionit “ALSAR” nuk njeh kufij brenda territorit të Shqipërisë, duke i përfshirë të tëra njësitë administrative. Përqendrimi i punës për një kohë në një qytet a rreth të veçantë ka të bëjë me nevojat e atij lokaliteti.

Pak ditë më parë, në Shkodër, u realizua shpërndarja e karrocave me rrota, patericave dhe pajisjeve të tjera ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara, pjestarë të Shoqatës së Invalidëve Para dhe Tetraplegjikë të Shqipërisë-Dega Shkodër.

Në ambientet e shkollës nëntë vjeçare ‘Ali Laçej’ ishte i pranishëm Ambasadori i Republikës së Turqisë i akredituar në Tiranë z.Tayyar Kağan Atay, Kryetari i Fondacionit ‘Alsar’ z.Mehdi Gurra dhe Nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës Rudin Beka.

Në kuadër të projektit “Solidaritet dhe ndihmë për personat me aftësi të kufizuara” u shpërndanë 50 karroca, 50 mbajtëseve dhe 50 çifte patericash, duke mbështetur 150 persona me aftësi të kufizuara.

Kjo është një ndihmë që vjen nga një organizim i turqve që jetojnë në Zvicër, me përkujdesjen e Ambasadës së Turqisë në Shqipëri dhe vetë ambasadorit Tayyar Kagan Atay.

Fondacioni ‘Alsar’ në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘EMIN’ shpërndajnë pako ushqimore.

Rregullisht, në ambientet e Fondacionit ALSAR u shpërndahen këstet e ndihmës ekonomike për 249 jetimë, përfitues nga projekti i realizuar në bashkëpunim me organizatën humanitare IHHNL, me qendër në Holandë.

Katër shtylla të mëdha përbëjnë edhe veprimtarinë e jashtëzakonshme të Fondacionit “Alsar”, i cili gjatë vitit 2022 realizoi 100 projekte të ndryshme: Arsimore, Kulturore, Humanitare dhe Bamirësie.

150 studentë të ekselencës nga fakultete dhe degë të ndryshme mbështeten nga ‘Fondacioni Alsar’, ndihmë e cila do të vijojë edhe në të ardhmen.

Bashkë me kurset verore, Fondacioni “ALSAR” zhvillon dhe shkollën verore.

Shtëpia Botuese e Fondacionit “Alsar” ka botuar deri tani 317 libra të kategorive dhe formateve të ndryshme, tepër lukskozë si botime, të shtypura në Turqi.

“Kemi kryesisht tri fusha botimesh: Histori, Gjuhësi dhe Fe. Te pjesa e historisë janë dhe botimet anastatike, botime të pandryshueshme nga origjinali. Kemi botuar gazetën ‘Liria’ 1908-1910; Kalendarin ‘Kombiar’ 4 vëllime 1879-1928 që është shumë i kërkuar; Revistë ‘Përpjekja shqiptare’ te Branko Merxhanit; Revistën ‘Dituria’ te Mit’hat Frasherit dhe Revistën ‘Njeriu'”. Libra nga autorë shqiptarë dhe kosovarë, por edhe përkthime nga Frëngjishtja, Anglishtja, Turqishtja, Arabishtja, dhe Boshnjakishtja. Kemi dhe botime dygjuheshe, edhe shqip edhe anglisht, për të shmangur cdo debat në lidhje me përkthimin”, tha kryetari Mehdi Gurra për TiranaDiplomat, që theksoi se Fondacioni “Alsar” merr pjesë rregullisht në Panairin e Librit në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe në panaire ndërkombëtare në Turqi.


Rilindasi Sami Frashëri zë një vend nderi në botimet e fondacionit “Alsar”.

“Alfabetare e Gjuhës Shqipe” – Kopja identike e “Alfabetares” që Sami Frashëri ia dhuroi Sulltan Abdylamidit II, botuar nga Fondacioni Shqiptaro-Turk “Alsar’.

Botimet ALSAR po zënë me kalimin e kohës gjithnjë e më tepër vend në veprimtarinë e fondacionit, rrjedhojë e përqendrimit të shtuar tek to dhe e kërkesës në rritje të publikut.

Disa nga librar: “Doracak gjeografik: Shqipëria”, “Bosnja dhe Hercegovina gjatë misionit të Xhevdet Efendiut”, “Kullat e sahatit në Shqipëri”, “Jeta muslimane shqiptare”, “Reformat në Perandorinë Osmane dhe shqiptarët (1792 – 1876)” spikatën fort mes tyre.

Në radhë i erdhën gjithashtu publikut, “Raporti i veprimtarive të Fondacionit ALSAR”, “Pushkini: Jeta dhe veprat”, “Xhelaludin Rumi: Jeta dhe vepra”, “Dasma tiranase”, “Shkolla e Mjekësisë”, “Drejtshkrimi i gegnishtes ose gegnishtja e standardizueme”, “Bashkëudhëtari im i Ramazanit”, “Grekët në çdo epokë (Les grecs a toutes les époques – De la plume d’un ancien diplomate” “Her devirde yunanlılar – Eski bir diplomatın kaleminden)”, “Mevludi Sherif”, “Gruaja dhe familja në dyzet hadithe”, “Horizonte etnokulturore, “Alkimia e shpirtit në epokën e tejmodernizmit”, “Udhëtimi i shenjtë – Jeta e Pejgamberit tonë, Hz. Muhammedit (s.a.v.)”, “Fjalori i homonimeve leksikore në gjuhën shqipe”, “Islami – Liria për të shërbyer”, “Romët (ciganët), këta njerëz të çuditshëm”, “Kërkim në botën e imanit”, “Shtegtim me vargje”, “Mevludi” (në boshnjakisht) dhe “Tregimet e Tironës”.

Largohem nga Fondacioni “Alsar” me mbresat më të mira, por edhe me një dhuratë simbolike nga kryetari Mehdi Gurra. Simbolin “Alsar”.

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…