Inteligjenca artificiale, Në Malin e Zi lajmet transmetohen nga spikerja virtuale

Përdorimi i inteligjencës artificiale në gazetari ngre pyetje të shumta, kryesisht në fushën e përdorimit etik


Inteligjenca Artificiale ka nisur të përhapet shpejtësi, ku tashmë për herë të parë në rajon, Mali i Zi do të transmetojë lajmet që jepen nga spikeret virtuale.

Portali Dnevne novine Dan në Podgoricë, ka vendosur të transmetojë informacionet e fundit përmes spikeres virtuale, Ana AI ose Sara AI, që nga fundi i korrikut për çdo ditë të javës.

Redaktori i portalit, Mili Preleviç, shpjegoi për Radio Evropa e Lirë (RSE) se gazetarët e shkruajnë lajmin dhe më pas ajo e lexon atë.

Spikerja virtuale nuk ka nevojë për grim dhe as nuk ankohet nëse nuk i pëlqen apo nuk e kupton atë që është shkruar, madje nuk ka pakënaqësi as për orët e vona të transmetimit të lajmeve.

Ai deklaroi se ata zgjedhin çfarë të duan për të, përfshirë veshjen dhe ngjyrën e flokëve, pra çdo gjë është në dorën e tyre.

Projekti, i pari i këtij lloji në Mal të Zi, u krye duke përdorur inteligjencën artificiale gjeneruese, një teknologji që mund të prodhojë lloje të ndryshme të përmbajtjes, duke përfshirë tekst, imazhe, audio dhe të dhëna.

Përdorimi i inteligjencës artificiale në gazetari ngre pyetje të shumta, kryesisht në fushën e përdorimit etik.

Eksperti i Inteligjencës Artificiale, Mihailo Baçkoviç, deklaroi se kjo mënyrë është e dobishme për produktivitet, por i rrezikshëm nëse gjendet në duart e dikujt që synon të prodhojë propagandë në sasi të mëdha.

Sipas tij, është e nevojshme që një person të verifikojë gjithmonë përmbajtjen dhe të ketë fjalën e fundit kur e publikon.

Spikerja virtuale nuk është gjëja e parë që ky portal ka bërë në fushën e inteligjencës artificiale. Më parë ata publikuan disa tekste përmes Chat GPT, një aplikacion i inteligjencës artificiale që gjeneron tekstet.

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…