Bëni ligje për popullin, jo për oligarkinë e sigurimeve!

Qeveria ka vendosur të kalojë një ligj për sigurimin e detyruar të banesave nga tërmetet.


Nga Mentor Kikia

Qeveria ka vendosur të kalojë një ligj për sigurimin e detyruar të banesave nga tërmetet.

Edhe pse ky lloj rreziku është shumë i rrallë, rezulton një herë në 40 vjet të shkaktojë dëme të konsiderueshme;

Edhe pse përvoja tregoi se, edhe ata që i kishin siguruar banesat në pallatet e prekura nga tërmeti në 2019 në Golem, ende janë gjyqeve për të marrë dëmshpërblimin (sepse kompania i njeh si dëm vetëm suvanë e krisur dhe xhamin e bufesë që është thyer, dhe jo apartamentin si të tërë, kur pallatit i janë dëmtuar kolonat dhe shkallët), pra me gjithë këto, unë bie dakord që politikat e sigurimit të futen edhe për këtë lloj fatkeqësie.

Por, mendoj se para se të shkohet tek tërmetet, të futen nën sigurim pasoja që vijnë nga fatkeqësi më frekuente, si përmbytjet, që shkaktojnë dëme në banesa, blegtori dhe kultura bujqësore.

Dhe mbi të gjitha: Gjeni një mekanizëm sesi të fusni në skemat e sigurimit prodhimin bujqësor. 8 muaj punë bën fshatari pas grurit, dhe një javë para korrjes ia lëshon breshëri përtokë. Ka tre vjet rrjesht që ndodh kjo në fushat e Maliqit. E njëjta gjë edhe me vreshtat, pemët frutore dhe kultura të tjera.

Bëni ligje e nxisni mekanizma ekonomikë që u shërbejnë njerëzve, e mos bëni ligje draftetet e të cilëve i shkruajnë kompanitë e sigurimeve.

Lexo më shumë nga

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…