Qëllohet për vdekje kandidati presidencial Fernando Villavicencio në Ekuador

Villavicencio u qëllua për vdekje më pak se dy javë përpara zgjedhjeve të parakohshme presidenciale


Kandidati presidencial ekuadorian Fernando Villavicencio u qëllua për vdekje më pak se dy javë përpara zgjedhjeve të parakohshme presidenciale dhe parlamentare, deklaruan autoritetet vendase.

Persona të armatosur të panjohur qëlluan mbi kandidatin presidencial 59-vjeçar ndërsa ai hipi në një makinë pas një mitingu politik në Quito, njoftuan mediat lokale.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të vendit të Amerikës së Jugut tha se një i dyshuar u plagos rëndë në një përplasje zjarri me personelin e sigurisë dhe më vonë vdiq në paraburgim.

Prokurorët thanë gjithashtu se nëntë persona u plagosën në sulm, duke përfshirë një kandidat për deputet dhe dy oficerë policie.

Presidenti ekuadorian Guillermo Lasso tha se ishte “i indinjuar dhe i tronditur nga vrasja e kandidatit presidencial Fernando Villavicencio duke premtuar se ”krimi nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”.

Lexo më shumë nga

Manjani: Reforma e re e pensioneve gati në fund të këtij viti, shqetësim plakja e popullsisë

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani bëri të ditur sot se në fund të këtij viti parashikohet të…

Global 360

Osmani në Washington, D.C., do të mbajë fjalim si e ftuar speciale në Lutjet Nacionale të Mëngjesit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të një grupi kongresistësh amerikanë, udhëtoi për në Washington, D.C., për…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Manjani: Reforma e re e pensioneve gati në fund të këtij viti, shqetësim plakja e popullsisë

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani bëri të ditur sot se në fund të këtij viti parashikohet të…