Rekord kalimesh ilegale të kufirit në Bashkimin Europian

Numri i kalimeve të jashtëligjshme kufitare në Bashkimin Evropian është rritur në nivel rekord në shtatë muajt e parë të këtij viti


Numri i kalimeve të jashtëligjshme kufitare në Bashkimin Evropian është rritur në nivel rekord në shtatë muajt e parë të këtij viti, me 176.000 tentimeve për t’u futur në bllok, thotë agjencia për menaxhimin e kufirit e BE-së, Frontex.

Kjo është shifra më e lartë për këtë periudhë kohore që nga viti 2016, dhe përbën një rritje prej 13 për qind. Vetëm në muajin korrik, 42.700 njerëz e kaluan kufirin jashtëligjshëm, një rritje prej 19 për qind krahasuar me muajin korrik 2022, tha Frontex.

Megjithatë, Frontex raportoi se ka një rënie të tentimeve përmes Ballkanit Perëndimor, që është rruga e dytë më e përdorur nga emigrantët. Më shumë se 52.200 emigrantë tentuan të futen në BE përmes kësaj rruge, që është një rënie prej 26 për qind, kryesisht për shkak të politikave më të ashpra për vizat.

Sipas të dhënave, më shumë së gjysma e atyre tentimeve për të hyrë, apo 89.047, u bënë përmes Mesdheut qendror, për shembull nga Libia dhe Tunizia përmes Sicilisë dhe Maltës.

Këtu, numri është dyfishuar në shtatë muajt e parë të këtij viti. Mbërritja e mijëra emigrantëve në bregdetet italiane ka krijuar tensione politike dhe i ka bërë liderët e BE-së të kërkojnë arritjen e një marrëveshjeje me Tunizinë, për t’i parandaluar njerëzit nga nisja e udhëtimeve të tyre drejt Evropës nga atje.

Emigrantët pritet të vazhdojnë ta përdorin këtë rrugë edhe në muajt e ardhshëm, sipas Frontex, pasi trafikantët ofrojnë çmime më të ulëta për kalimin e emigrantëve përmes Mesdheut, për shkak të konkurrencës së fortë mes grupeve kriminale.

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.