Bashkëpunimi në turizëm midis Kinës dhe Shqipërisë, Wang Dexin takon kreun e VasGroup

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Kinës në Shqipëri, Wang Dexin, vizitoi VasGroup


I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Kinës në Shqipëri, Wang Dexin, vizitoi VasGroup dhe pati shkëmbime mendimesh me Enver Mehmeti, themelues i kompanisë, për bashkëpunimin në fushën e turizmit midis Kinës dhe Shqipërisë.

Sipas njoftimit të ambasadës, I Ngarkuari me Punë, Wang tha se, Shqipëria është e pasur me burime turistike natyrore dhe kulturore dhe industria e turizmit është zhvilluar me shpejtësi vitet e fundit, me një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve të huaj.

“Pas pandemisë së COVID-19, tregu i turizmit në Kinë po rimëkëmbet gradualisht dhe tregu i udhëtimit jashtë Kinës ka një potencial të madh. Brezat e vjetër të kinezëve, në veçanti, janë thellësisht të impresionuar nga miqësia tradicionale midis Kinës dhe Shqipërisë. Shpresojmë që sipërmarrjet turistike të dy vendeve të forcojnë bashkëpunimin dhe të krijojnë më shumë itinerare turistike të veçanta për të tërhequr më shumë turistë kinezë në Shqipëri. Në të njëjtën kohë presim edhe më shumë turistë shqiptarë të vizitojnë Kinën”, shkruan ambasada në njoftimine saj në Facebook.

?Sot, i Ngarkuari me Punë Wang Dexin vizitoi VasGroup dhe pati shkëmbime të thella me z. Enver Mehmeti, themelues i…

Posted by Chinese Embassy in Albania on Monday, August 14, 2023

Lexo më shumë nga

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.