OKB bën bilancin: 10 mijë civilë të vrarë që nga nisja e luftës në Ukrainë

Shifrat reale mund të jetë edhe më larta, pasi në disa rajone nuk ka pasur qasje në të dhëna.


Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Volker Turk, ka thënë të martën se gati 10.000 civilë kanë vdekur në Ukrainë prej nisjes së luftës.

Në raportin e ri janë konfirmuar 9.444 vdekje të civilëve dhe 16.940 persona tjerë të plagosur, prej kur Rusia e ka nisur luftën në shtetin fqinj, në shkurt të vitit 2022. Në total vlerësohet se janë vrarë 500 fëmijë.

Megjithatë, sipas raportit, shifrat reale mund të jetë edhe më larta, pasi në disa rajone nuk ka pasur qasje në të dhëna.

Aty përshihen sidomos qytetet si Mariupoli, Lisiçansku dhe Severodonjecku, të cilat janë pushtuar nga trupat ruse pas një periudhe të gjatë luftimesh. Edhe në Kiev, kryeqytetin ukrainas, ka shqetësime se shifra e viktimave është shumë më e madhe. Sipas shifrave të OKB-së, pjesa më e madhe e viktimave – 7.339 – kanë vdekur në rajonet ukrainase të bombarduara nga Rusia dhe të mbrojtura nga ushtria ukrainase.

Në rajonet e pushtuara nga trupat ruse janë vrarë 2.105 persona. Në rajonet lindore ukrainase Donjeck dhe Luhansk, është thënë se ka pasur shumë më shumë viktima nga të dyja anët, në krahasim me Kievin dhe qendrën e perëndimin e Ukrainës.

Sipas raportit të OKB-së, më shumë civilë janë vrarë në muajt e parë të luftës. Rreth 10 javë më parë, ushtria ukrainase e ka nisur një kundërofensivë, me qëllim të rikthimit të territoreve të pushtuara nga forcat ushtarake ruse.

Disa kanë vlerësuar se kundërofensiva është duke u zhvilluar me ritëm goxha të ngadalshëm. Rusia vazhdon të kontrollojë më shumë se 100.000 kilometra katrorë të territorit ukrainas, përfshirë Gadishullin ukrainas të Krimesë, të aneksuar më 2014.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Lexo më shumë nga

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…