Tirana, destinacioni kryesor i turistëve

Turistët qëndrojnë minimalisht një deri ne tre javë. Përveç Tiranës vizitojnë edhe qytete historike


Në orët e para të mëngjesit sheshi Skënderbej është i mbushur me turistë nga vende të ndryshme të botës.

Sheshi qëndror por edhe shkallët e operës janë si një pikë takimi ku grupet e organizuara me turistë nisin turin e tyre ditor në kryeqytet. Dhe më pas shpërndahen në destinacione të ndryshme.

Xhamia e Et` hem Beut monument kulture i kategorisë së parë, e ndërtuar në vitet 1800, është një ndër atraksionet më kryesore ku ndalojnë të gjitha grupet e turistëve.

Muzeu “Shtëpija me Gjethe”, katedralet katolike dhe ajo ortodokse janë pjesë  e tureve të tyre në Tiranë. Por edhe pedonalja “Murat Topani”. Kalaja e Tiranës dhe Piramida janë disa nga atraksionet ku ata qëndrojnë dhe bëjnë foto.

Pothuajse të gjithë  turistët e huaj që vinë në Tiranë,  preferojnë që një apo dy ditë ti kalojnë në kryeqytet dhe më pas vijojnë turin në qytetet e tjera.

Siç është ky grup turistësh spanjollë të cilët thonë se pas Tiranës do shkojnë në Berat, Gjirokastër, Përmet dhe në Theth.

“Është dita e parë në Tiranë. Në vijmë nga Barcelona. Familja ime dhe prindërit e mi vendosën që këtë verë të vinim në Shqipëri sepse këtë vit është bërë trend, si vend shumë i famshëm. Në udhëtimin tonë 8 ditorë do të jemi në disa qytete historike, por edhe në veri të vendit.

Grupet italine, gjermane dhe ato franceze janë më të shpeshtët në rrugët e Tiranës. Por nuk mungojnë as kombësitë e tjera, siç është ky cifiti nga Danimarka.

“Kemi ardhur para dy ditëve. Nuk kishim ardhur ndonjeherë dhe ndaj vendosëm që të vinim.”

Do lëvizni në qytete të tjera të shqipërisë apo do rrini këtu?

“Do rrimë këtu dhe pesë netë të tjera dhe do kthehemi sërish në Porto Riko. “

Pse e keni zgjedhur Tiranën, çfarë ju shtyu të vinit?

“Na u duk si një destinacion egzotik. Neve na pelqejnë këto vendet e europës lindore, vendet ish-komuniste. Kemi parë shumë nga këto shtete dhe ndaj vendosëm që të vinim këtu.”

Si i’u duket Shqipëria në krahasim me vendet që keni parë?

“Pak a shumë ofrojnë të njëjtat gjëra. Godinat kanë stilin e përbashkët të ish-vendeve komuniste, ku mbizotëron betoni. Por ka dhe gjera të reja interesante.”

Po sa i përketë ushqimit?

“Ne kemi një problem, sepse jemi vegjetariane dhe e kemi pak vështirë. Duhet që t’ua shpjegojmë. Por nuk ka problem është shumë mirë, mjafton që të sqarohemi.”

Të rinjë përgjithësisht e lënë Tiranën ta vizitojnë në fund. Siç janë këto turistet franceze. Ato kanë mbi dy javë në Shqipëri, dhe  kanë vizituar disa qytete historike.

“Ne jemi nga Franca. Kemi mbi dy javë që jemi në Shqipëri. Kemi qenë në Korçë, Përmet, Berat. Do rrimë dhe dy tre ditë në Tiranë. Kemi vizituar qendrën, xhaminë, katedralet dhe po vizitojmë piramidën. Do rrimë tre javë në Shqipëri por mund të vizitojmë ndonjë qytet tjetër.

Keni shkuar në qytetet bregdetare?

“Kemi kalur dhe në bregdet, por nuk kemi qëndruar gjatë. Kemi bërë pak plazh në disa zona, por na pëlqen të vizitojmë më shumë gjëra, të shikojmë zonat historike.

Pse e zgjodhet Shqipërinë, kush ua sugjeroi.

“Ne e zgjodhëm sepse është një shtet që se kemi vizituar ndonjëherë. Asnjë nga miqtë tanë se kish vizituar dhe kjo ishte më shumë që na shtyu. Do ua sugjerojmë dhe miqve sepse është shumë bukur.”

Gjatë muajit Korrik e kanë vizituar Shqipërinë 1.7 milionë turistë të huaj duke pësuar një rritje me 26% në krahasim me Korrikun e vitit 2022.

Klan News

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…