Balla: Çdo denoncim i qytetarëve po ndiqet me shumë kujdes!

Ministri i Brendshëm: Çdo ankesë dhe çdo denoncim i çdo qytetari ka vëmendjen maksimale


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, deklaron se çdo ankesë dhe çdo denoncim i çdo qytetari ka vëmendjen maksimale dhe do të marrë zgjidhje.

Përmes një postim në rrjetet sociale ministri Balla nënvizon se veshi i shurdhër dhe syri qorr i një polici dhe mosreagimi i forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve, janë rreshtim i policisë kundër tyre dhe kundër shtetit.

“Të dashur qytetarë, nga çdo anë e Shqipërisë. Ju jeni jo vetëm arsyeja pse ekziston Policia e Shtetit, por jeni edhe partnerët tanë të pazëvendësueshëm në mbrojtjen e vendit dhe të çdo individi, nga çdo lloj paligjshmërie, që nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, tek krimi ordiner dhe deri tek krimi ndaj pronës publike e private. Veshi i shurdhër dhe syri qorr i një polici, heshtja bashkëfajtore me të fortët e lagjes dhe mosreagimi i forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve, janë rreshtim i policisë kundër tyre, kundër shtetit. Prandaj çdo ankesë e juaja çdo denoncim, po ndiqet me shumë kujdes, sepse për mua secila prej tyre është një gur në murin e madh të besimit që duhet të ringrihet për Policinë e Shtetit”.

Balla falenderon të gjithë qytetarët që kanë raportuar ankesa për veprime të dyshuara të paligjshme apo që bien ndesh me Kodin Etik në Policinë e Shtetit si dhe thekson se të gjitha ankesat kanë gjetur zgjidhje.

“Falenderoj dhjetëra qytetarë të cilët kanë raportuar plot raste apo paraqitur ankesa për veprime të dyshuara të paligjshme apo që bien ndesh me Kodin Etik në Policinë e Shtetit. Në një kohë të shkurtër kemi, në bazë të këtyre raportimeve/ankesave, punonjës policie të arrestuar, sikurse kemi edhe të përjashtuar për shkelje të normave etike”, shkruan Balla.

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”