I ngarkuari me punë i ambasadës kineze në Tiranë takon rektorin e Akademisë “Shaolin Kungfu” të Shqipërisë

I ngarkuari me punë i ambasadës kineze në Shqipëri Wang Dexin u takua me rektorin e Akademisë “Shaolin Kungfu” të Shqipërisë Albert Kola


I ngarkuari me punë i ambasadës kineze në Shqipëri Wang Dexin u takua me rektorin e Akademisë “Shaolin Kungfu” të Shqipërisë Albert Kola, me ftesën e këtij të fundit, duke shkëmbyer mendime mbi bashkëpunimin dhe shkëmbimet në fushën e arteve marciale.

Wang tha se artet marciale janë të rrënjosura në kulturën tradicionale kineze dhe shkëmbimet në fushën e arteve marciale janë një pjesë e rëndësishme e shkëmbimeve kulturore e njerëzore ndërmjet Kinës e Shqipërisë. Ambasada e Kinës në Shqipëri është e gatshme të ofrojë mbështetje brenda mundësive të saj për përhapjen e kulturës së arteve marciale në Shqipëri, duke ndihmuar aktivisht për lidhjen e zemrave të të dy popujve.

Albert Kola foli për situatën e përgjithshme të akademisë dhe planifikimin e aktiviteteve për përhapjen e arteve marciale vitin e ardhshëm në Shqipëri. Ai u shpreh se kjo akademi do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për të promovuar kulturën e arteve marciale kineze.

Akademia “Shaolin Kungfu” e Shqipërisë u krijua në vitin 2014 në Tiranë dhe tani ka më shumë 80 studentë. (Li Huailiang/Artan)

Burimi: CRI.CN

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.