
Nikolla: Intensifikim i marrëdhënieve parlamentare me Spanjën
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla uroi sot presidenten e Kongresit të Deputetëve dhe presidentin e Senatit të Spanjës, me rastin e zgjedhjes.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla uroi sot presidenten e Kongresit të Deputetëve dhe presidentin e Senatit të Spanjës, me rastin e zgjedhjes.
Në mesazhin e saj të urimit, Nikolla shpreh bindjen për intensifikimin e marrëdhënieve parlamentare mes dy vendeve.
“Urime Francina Armengol, e cila u zgjodh sot presidente e Kongresit të Deputetëve, dhe Pedro Rollán, i cili u zgjodh president i Senatit të Spanjës. Shpresoj që marrëdhëniet mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kongresit të Deputetëve dhe Senatit të Spanjës të vazhdojnë të rriten, për të mirën e popujve tanë. Suksese në detyrat tuaja të larta, të nderuar kolegë!”, shkruan kryeparlamentarja Nikolla. /ATSH