”La Stampa” – Edi Rama: Meloni është një mike dhe aspak një rrezik fashist!

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për median italiane “La Stampa” u prononcua mbi vizitën e homologes italiane Giorgia Meloni në bregdetin e Vlorës.


Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për median italiane “La Stampa” u prononcua mbi vizitën e homologes italiane Giorgia Meloni në bregdetin e Vlorës.

“Gjorgja është e mahnitshme. Mund të themi se mes nesh ka lindur një miqësi. Por mbi të gjitha ajo është një politikane konkrete, dhe aspak një rrezik fashist”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë.

Pushimet katër ditore të kryeministres Meloni në Shqipëri përfunduan me përqafime të forta me kryeministrin Edi Rama, që e priti kryeministren e Italisë në vilën qeveritare.

Së bashku me familjen, kryeministrja kishte mbërritur të hënën në Vlorë, e pritur nga homologu i saj Edi Rama, i cili e kishte ftuar ditë më parë të shkonte në bregdetin shqiptar dhe ta priste atë në rezidencën qeveritare në Dhërmi, rreth dyzet kilometra më në jug.

Meloni vizitoi Shqipërinë me traget linje, së bashku me partnerin Andrea Giambruno, motrën e saj Ariana si dhe vajzën e saj Ginevra. /ATSH

Lexo më shumë nga

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!