Meloni paguan faturën e papaguar të të rinjve italianë: Italia nuk mund të humbasë respektin

Kryeministrja Giorgia Meloni ngarkoi ambasadën italiane në Tiranë të paguajë faturën e katër të rinjve


Ndërsa isha në Shqipëri, kryeministri Edi Rama më tregoi ngjarjen e katër italianëve që u larguan nga një restorant pa paguar faturën. Pasi pamjet u bënë virale, pronari i restorantit tha se ishte ende i lumtur sepse bashkatdhetarët tanë kishin ngrënë mirë dhe kishin mbetur të kënaqur, tha kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në platformën X.

Kryeministrja Giorgia Meloni ngarkoi ambasadën italiane në Tiranë të paguajë faturën e katër të rinjve që u larguan nga restoranti “Guva” në Berat pa paguar.

“Më erdhi turp, sepse Italia që dua të përfaqësoj nuk është një komb që flitet jashtë për këto gjëra, që nuk respekton punën e të tjerëve, që mendon se është argëtuese duke mashtruar të tjerët. Ndaj vendosa t’i kërkoja ambasadorit që të shkonte dhe të shlyente faturën, të cilën e pagova vetë. Asgjë e madhe, në fakt as që e raportova”, shtoi ajo.

“Megjithatë edhe kjo ka krijuar polemika në Itali, nga një opozitë që me sa duket preferon një tjetër imazh të Italisë. Më vjen keq sepse shpresoja që të paktën për diçka kaq të parëndësishme do të mund binim dakord të gjithë”, tha Meloni.

Lexo më shumë nga

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!