Njihuni me vitaminën P dhe vlerat e saj të shumta në shëndet

Kjo vitaminë është në fakt një grupim flavonoidësh, të cilët në vetvete janë pigmente natyralë që prodhojnë ngjyrën e verdhë, të kuqe ose vjollcë e blu tek bimët.


Keni dëgjuar ndonjëherë për Vitaminën P?

Sado e pazakontë të tingëllojë, kjo vitaminë është në fakt një grupim flavonoidësh, të cilët në vetvete janë pigmente natyralë që prodhojnë ngjyrën e verdhë, të kuqe ose vjollcë e blu tek bimët.

Së bashku me ngjyrat, këto pigmente i japin bimëve mbrojtje kundër insekteve, mykut dhe mikrobeve. Flavonoidët gjithashtu janë thelbësorë në betejën kundër sëmundjeve kardiovaskualre. Zakonisht, flavonoidët gjenden në shumë bimë, por ato i gjejmë me tepricë në ushqimet shumëngjyrëshe

Frutat me ngjyra të ndezuraDuhet të dini që frutat me ngjyra të ndezura janë të mbushura me flavonoidë. Qershitë e kuqe janë të pasura me kuercetinë, e cila është pjesë e kategorisë së flavonoidëve. Agrumet kanë gjithashtu doza të larta flavonoidësh. Qitroja përmban flavonoidin naringenin ndërsa limoni dhe portokalli përmbajnë sasi të larta të flavonoidëve eriodictyol dhe hesperetin.

Boronicat dhe manaferrat e freskëta kanë gjithashtu sasi të mëdha të flavonoidëve catechin dhe epicatechin. Rrushi i kuq dhe rrushi i zi janë gjithashtu burim i pasur flavonoidësh siç janë kuercitina dhe catechina. Domatet e kuqe dhe specat jeshilë përmbajnë flavonoidë si kuercetina dhe luteolini. Lakra e kuqe është e pasur me flavonoidin kuercetinë. Kale dhe spinaqi kanë me bollëk flavonoiding kaempferol. Qepa e kuqe përmban gjithashtu një sërë flavonoidësh që janë të nevojshëm për mbrojtjen e organizmit.

Barishtet dhe erëzat
Nëse jeni të apasionuar pas barishteve dhe erëzave atëherë duhet të dini që ato janë të pasura me vitaminë P dhe për më tepër, i bëjnë gatimet tona më të shijshme. Korianderi për shembull është i pasur me flavonolin kuercetinë. Rigoni i freskët, shërbela dhe trumza përmbajnë flavonolët luteolin dhe apigeninë. Majdanozi përmban katër lloje flavonoidësh të rëndësishëm. Kopra e freskët përmban sasi të mëdha të dy llojeve flavonoidësh siç janë kaempferoli dhe isorhamnetin.

Lëngjet e frutave
Pigmentet e rëndësishme që përmbajnë vitaminën P i gjejmë edhe tek disa lloje pijesh të përgatitura nga frutat e freskëta. Lëngu i frutave të pyllit është një burim i shkëlqyer i flavonoidëve të njohura si kuercitina, hesperitina, naringenina, eriodictyoli dhe catechina. Vera e kuqe është e pasur me catechinë dhe përmban flavonolët e fuqishëm që gjendet tek rrushi.

Çajrat – ai i gjelbri dhe i ziu- përmbajnë tre llojë flavonoidësh. Dashamirësit e çokollatës duhet të mbajnë mend që çokollata e zezë është shumë e pasur me flavonoidin katekinë, një nga më të rëndësishmit në grupin e vitaminës P.

Top Channel

Lexo më shumë nga

Rama: Me hyrjen në BE, barazia para ligjit nuk negociohet

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me të rinjtë për prezantimin e kandidatëve të…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Me hyrjen në BE, barazia para ligjit nuk negociohet

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me të rinjtë për prezantimin e kandidatëve të…