Leo Mesi i sjell trofeun e parë Inter Miamit të David Beckham

Mesi ka fituar 35 tituj me Barcelonën, pesë me Argjentinën, tre me PSG-në dhe një me Inter Miamin.


Ylli argjentinas i futbollit Lionel Mesi udhëhoqi Inter Miamin drejt titullit të kampionit në Kupën e Ligave të Konfederatës së Futbollit të Amerikës Veriore, Qendrore dhe Karaibeve (CONCACAF).

Në ndeshjen finale u takuan Inter Miami dhe Nashville.

Pjesa e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultatin 1:1 me golat e Mesit në minutën e 23-të dhe Fafa Picault në minutën e 57-të.

Megjithatë, në fund, Inter Miami festoi me një ekzekutim më të mirë të penalltive, duke arritur titullin e parë në histori.

Mesi ka shënuar dhjetë gola në shtatë ndeshje për Inter Miamin.

Kjo kupë është trofeu i parë për Mesin në fanellën e Inter Miamit, ndërsa në karrierën e tij të deritanishme ka fituar 44 trofe, duke thyer rekordin e Dani Alvesit dhe duke u bërë futbollisti më titullar në histori.

Mesi ka fituar 35 tituj me Barcelonën, pesë me Argjentinën, tre me PSG-në dhe një me Inter Miamin. /ATSH

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”