Kurti takim me homologun kroat në Athinë, në fokus sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni

Kryeministri Kurti e njoftoi kryeministrin Plenkoviç për progresin dhe arritjet e vendit në rrafshin ekonomik dhe demokratik


Qëndrimin në Athinë sot për të marrë pjesë në darkën e ftuar nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, kryeministri i Republikës së Kosovës e filloi me një takim me homologun e tij nga Kroacia, Andrej Plenkoviç.

Në takim ata folën për marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë dhe potencialin që dy vendet kanë për thellim e konkretizim të mëtejmë të tyre.

Kryeministri Kurti e njoftoi kryeministrin Plenkoviq për progresin dhe arritjet e vendit në rrafshin ekonomik dhe demokratik, me theks qeverisjen dy vjeçare. Ai e uroi homologun e tij dhe Kroacinë që së fundmi u bë anëtarja e 20-të e Eurozonës dhe anëtarja e 27-të e zonës Schengen, teksa e cilësoi këtë si një arritje të madhe të Kroacisë dhe Kroacinë si një model për t’u ndjekur.

Të dy ndanë këndvështrimet e tyre mbi zhvillimet gjeopolitike në rajon dhe sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni, duke mbetur të përkushtuar për bashkëpunim të afërt, në shërbim të interesave të përbashkëta dhe në linjë me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, raporton Telegraf.

Folën edhe për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ku Kryeministri theksoi nevojën për zbatimin e plotë, të shpejtë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të saj të dakorduar në Ohër.

Maqedonia e veriut duhet të bëjë ndryshimet e kushtetutës por forca të brendshme me ndikim nga jashtë kryesisht serbia dhe rusia po kërkojnë destabilimin.

Top Channel

Lexo më shumë nga

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!