Balluku: “Shpiragu”, impakt të konsiderueshëm në ekonominë kombëtare

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cilësoi sot zonën naftëmbajtëse të Shpiragut një pasuri të madhe të nëntokës shqiptare.


Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cilësoi sot zonën naftëmbajtëse të Shpiragut një pasuri të madhe të nëntokës shqiptare.

Në një postim në rrjetet sociale, Balluku tha se “kjo zonë do të ketë një impakt të konsiderueshëm në ekonominë kombëtare”.

“Çfarë dite e jashtëzakonshme sot, me Kryeministrin Edi Rama në pusin numër 5 Shpirag, ku kompania SHELL po vijon punën eksploruese me synimin që në fund të këtij viti të mund të kemi edhe rezultatet e testit përfundimtar teknik”, u shpreh Balluku.

Ministrja Balluku theksoi se “një punë voluminoze, 6.1 kilometra në thellësi, nga një prej kompanive më të rëndësishme të sektorit në botë, e që shpresojmë dhe besojmë se të dhënat optimiste të deritanishme do të finalizohen me sukses”.

Kryeministri Rama tha sot gjatë inspektimit se “po punojmë paralelisht për projektin e Fondit Sovran që do të administrojë këtë pasuri të madhe kombëtare, duke u nisur nga studimi i vëmendshëm i praktikave botërore të fushës, si fondet sovrane të Norvegjisë, Arabisë Saudite, Azerbajxhanit e me radhë”.

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…