Rama: Kërcënimi i stabilitetit në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, të papranueshme

Rama theksoi se e ardhmja e të rajonit është Evropa e Madhe.


Kryeministri Edi Rama, duke komentuar zhvillimet në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, nënvizon se kërcënimet mbi stabilitetin e dy vendeve fqinjë, janë të papranueshme dhe mjaft të rrezikshme.

Kryeministri Rama, në një reagim në rrjete sociale, nënvizon se të dyja vendet, si Maqedonia e Veriut, ashtu edhe Mali i Zi janë pjesë e Aleancës së NATO-s. Ai theksoi se e ardhmja e të rajonit është Evropa e Madhe.

“Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme. Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit”, nënvizon Rama.

“Ne kemi arritur në dekadën e fundit në këtë rajon atë që askush nuk mund ta imagjinonte në dekada të pafundme më parë dhe nuk mund dhe nuk do të lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë! Së bashku! Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme”, thekson Rama. /ATSH

Lexo më shumë nga

Zhvillimi i pronave publike nga privati, Rama: Hapësira me standarde evropiane për administratën publike

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, përmes programit “Urat e reja për Shqipërinë 2030”, do të mundësohen projekte që lidhen…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Zhvillimi i pronave publike nga privati, Rama: Hapësira me standarde evropiane për administratën publike

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, përmes programit “Urat e reja për Shqipërinë 2030”, do të mundësohen projekte që lidhen…