Rama: Parqet kombëtare, habitate të qeta dhe atraksione ekoturistike

Parqet natyrore konsiderohen si pika të forta të zhvillimit të qëndrueshëm turistik dhe ekonomik


Parqet natyrore konsiderohen si pika të forta të zhvillimit të qëndrueshëm turistik dhe ekonomik, ndaj parandalimi i gjuetisë dhe mbrojtja e jetës së egër mbeten prioritet.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale kartolinën që vjen nga banorët e zonave të mbrojtura, si kaprojtë në Bredhin e Sotirës dhe ketrat në Shebenik, sipërfaqe të kthyera në habitate të qeta dhe atraksione ekoturistike në parqet kombëtare e natyrore.

Moratoriumi i gjuetisë në pyje po jep rezultat, duke sjellë rigjenerim të faunës së egër.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

Gjithashtu edhe kujdesi i vazhdueshëm i stafeve të Zonave të Mbrojtura po dëshmon çdo ditë rigjenerimin e faunës së egër në vendin tonë.

Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, me një sipërfaqe prej 34 mijë ha, në një lartësi prej 300 – 2264 m mbi nivelin e detit, ka një ekosistem natyror shumë të pasur me bimësi, kafshë e shpendë të egër dhe ku gjendet rreth 32% e florës së gjithë Shqipërisë.

Po ashtu edhe Zona e Mbrojtur “Bredhi i Sotirës”, Monument Natyre i kategorisë III, e cila shtrihet në një sipërfaqe prej 1740 ha në Dropullin e Sipërm, konsiderohet si një perlë e natyrës shqiptare, qoftë nga pikpamja ekoturistike dhe nga ajo shkencore.

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Fuqizimi i grave është fuqizimi i gjithë shoqërisë

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj mori pjesë në konferencën “Gruaja sipërmarrëse dhe artizane drejt…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ibrahimaj: Fuqizimi i grave është fuqizimi i gjithë shoqërisë

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj mori pjesë në konferencën “Gruaja sipërmarrëse dhe artizane drejt…