“The U.S. Sun”: Shqipëria një vend mahnitës dhe destinacioni më interesant i Europës

Riviera Shqiptare u ka lënë përshtypje pozitive turistëve që e vizituan këtë verë, sipas një artikulli të gazetares, Hope Brotherton të botuar në “The U.S. Sun”.


Edhe pse Shqipëria nuk është një destinacion shumë i njohur turistik në mesin e britanikëve, Riviera Shqiptare u ka lënë përshtypje pozitive turistëve që e vizituan këtë verë, sipas një artikulli të gazetares, Hope Brotherton të botuar në “The U.S. Sun”.

Plazhet e saj të bukura dhe çmimet e lira që ofrohen e kanë bërë atë një vend atraktiv dhe një destinacion për mijëra pushues nga e gjithë bota.

Një grup vajzash britanike përmes videove në rrjetet sociale kanë reklamuar bregdetin e paeksploruar të Evropës, i cili sipas tyre ofron pije të lira dhe madje shezllone falas.

Ato kanë postuar në rrjetin social Tik-Tok aventurën e udhëtimit mahnitës duke u surprizuar me bukuritë e Ksamilit dhe Rivierës Shqiptare.

Në mbishkrimin sipër videos shkruhej: “Ishim në një udhëtim në një resort plazhi në Shqipëri. Kemi shpenzuar 12 dollarë (9,50 £) për një shishe me vere të zonës të cilën e kemi shijuar gjatë relaksit në ujërat më të kthjellta të para ndonjëherë”.

“U relaksuam deri në perëndim të diellit dhe shijuam një drekë autentike mesdhetare për vetëm 10 dollarë (7,90 £)”, shkruajnë turistet britanike.

“Kudo që ecëm hasëm njerëz shumë miqësorë”, shkruajnë ato.

Videoja pati 600,000 shikime në platformën e medias sociale, ndërsa përdoruesit lanë komente të shumta.

Një lexues komentoi: “Kjo ka qenë përvoja ime shqiptare! Është absolutisht e nënvlerësuar, por shpresoj që të mbetet kështu”.

Një tjetër lexues shtoi: “Sapo e shtova këtë në listën time të dëshirave”, ndërsa një i tretë shkroi: “Jam shumë i interesuar të vizitoj Shqipërinë”. /ATSH

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…