Katër astronautë nisen drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor

Deri tani SpaceX ka nisur tetë ekuipazhe për NASA-n.


Katër astronautë nga katër vende të ndryshme u nisën të shtunën drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Ata pritet të mbërrijnë në laboratorin orbital të anijes hapësinore SpaceX të dielën, duke zëvendësuar katër astronautë që ndodhen atje që nga muaji mars.

Astronautit të NASA-s iu bashkuan në këtë fluturim që ndodhi para agimit nga Qendra Hapësinore Kennedy, edhe tre astronautë nga Danimarka, Japonia dhe Rusia.

Ky shënon fluturimin e parë deri tani në SHBA, ku çdo vend i anijes hapësinore ishte i zënë nga një astronaut i një vendi tjetër. NASA përfshinte gjithmonë dy ose tre astronautë të saj në fluturimet me SpaceX.

“Ne jemi një ekip i bashkuar me një mision të përbashkët“, tha pas mbërritjes në orbitë Jasmin Moghbeli, astronaut i NASA-s.

Nisja e anijes u vonua me një ditë për çështje teknike. Numërimi mbrapsht pothuajse u ndal sërish të shtunën pasi një rrjedhje e vogël karburanti u shfaq në sistemin shtytës të kapsulës. Megjithatë anija e nis pasi inxhinierët e SpaceX-it dolën në përfundimin se rrjedhja nuk do të përbënte asnjë kërcënim për ekuipazhin.

Një tjetër astronaut i NASA-s do të niset drejt stacionit nga Kazakistani, në mesin e muajit shtator bazuar në një marrëveshje shkëmbimi, së bashku me dy astronautë rusë. Deri tani SpaceX ka nisur tetë ekuipazhe për NASA-n.

Top Channel

Lexo më shumë nga

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.