Ekspertët e ICRG/FATF vlerësojnë progresin e Shqipërisë në luftën kundër pastrimit të parave

Në mbyllje të vizitës dy ditore në Shqipëri të grupit të ekspertëve vlerësues të ICRG/FATF për ecurinë e zbatimit të Planit të Veprimit u zhvillua një takim i nivelit të lartë.


Në mbyllje të vizitës dy ditore në Shqipëri të grupit të ekspertëve vlerësues të ICRG/FATF për ecurinë e zbatimit të Planit të Veprimit u zhvillua një takim i nivelit të lartë.

Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ministrja e Financës dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, etj.

Zv/kryeministrja Balluku tha se “në takim ekspertët e Joint Group të ICRG/FATF, i njohëm me rezultatet e reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare vitet e fundit në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.

Ndërsa ministrja Ibrahimaj theksoi se “ky takim u organizua për progresin e Shqipërisë në luftën kundër pastrimit të parave, si dhe për daljen nga lista e vendeve në monitorim e njohur edhe si “lista gri”.

“Progresi thelbësor i Shqipërisë në këtë drejtim, përmes reformave, u vlerësua nga ekspertët, të cilët i siguruam gjithashtu se do të vijojmë me po të njëjtin angazhim në përmbushje të rekomandimeve të FATF dhe MoneyVal”, tha Ibrahimaj. /ATSH

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…