Instituti Italian i Kulturës, bisedë të hapur me shkrimtarin Gazmend Kapllani

Gazmend Kapllani është drejtor i katedrës së Albanologjisë Hidai “Eddie” Bregu në Universitetin DePaul në Chicago


Shkrimtari i njohur shqiptar, Gazmend Kapllani vjen në Tiranë në një aktivitet ndryshe për lexuesit dhe ndjekësit e tij.

Instituti Italian i Kulturës, nën moderimin e Fabio Rocchi, do të zhvillojë një bisedë të hapur me shkrimtarin shqiptar të njohur ndërkombëtar mbi librat dhe botimet e tij.

Të hënën, pasditë, në orën 18.00, tek House of Europe, Kapllani do rrëfejë krijimtarinë e tij, e cila është më tepër e njohur jashtë vendit.

“Bashkë me Z. Fabio Rocchi do bashkëbisedojmë për artin e shkrimit dhe udhëtimit, identitetin, emigracionin, totalitarizmin, kujtesën dhe harresën – (por ndoshta flas pak edhe për Shqiperine e sotme përderisa kam tre vjet që studjoj me hollesi një rast shumë personal në Ksamil, i cili dikur do bëhet edhe libër)”, njoftoi Kapllani.

Gazmend Kapllani jeton aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është drejtor i katedrës së Albanologjisë Hidai “Eddie” Bregu në Universitetin DePaul në Chicago (katedra e parë e Albanologjisë në historinë e Akademisë në SHBA).

Librat e tij më të njohur e të përkthyer ne disa gjuhë janë; Ditar i Shkurtet Kufijsh ( Nerajda), Faqja e Fundit (Albas) dhe i keqi i Vetes (Albas).

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…