Çojini kolonat e Butrintit në vendin e tyre, në Tepelenë!

Kolonat bien në sy edhe për faktin se asgjë nuk i lidh ato as me historinë e as me vendin ku ndodhen.


Nga Ark. Artan Shkreli

T E P E L E N A . N Ë . B U T R I N T

Dy kolona elegante mermeri, me kanelura dhe krejca (kapitele) të orderit arkitekturor toskan, ndodhen në hyrje të Butrintit ku çuditshëm urojnë mirëseardhjen, si dy maxhordomë që janë të huaj në shtëpinë ku shërbejnë.

Kolonat bien në sy edhe për faktin se asgjë nuk i lidh ato as me historinë e as me vendin ku ndodhen. Janë thjesht aty si elemente “dekorative” të pakuptimta, por që bëjnë konfuz këdo që viziton sitin arkeologjik.

Në fakt ato janë prodhim i vonë, i gjysmës së parë të shek XX, sjellë nga Italia me anije në kuader të një programi të gjerë që Italia ndërmori për të nderuar të rënët e luftës Italo-Greke.

Programi në fjalë parashikonte një buxhetim dhjetëvjeçar të monumenteve që duheshin ngritur “in situ” për të kujtuar memorien e të zhdukurve pikërisht në këtë luftë. Kështu, në gusht të 1941-shit, u dekretua edhe “Comissariato campi di bataglia e zone sacre d’Albania” (Komisariati për fushat e betejës dhe zonat e shenjtëruara të Shqipërisë) i cili duhet të paracaktonte dhe financonte një seri ndërhyrjesh arkitekturore e inisiativash në territor, me natyrë turistike dhe edukative.

Ark. Artan Shkreli

 

Në këtë kuader, u realizua edhe monumenti i të rëneve të “Divizionit Modena”, i cili u ngrit në fillim të vitit 1942-shit në Tepelenë, me sfond një pejsazh të bukur malor. Monumenti u inagurua në qershor të po atij viti, kur mbi panelin e gurtë të shkrimit përkujtimor funerar, i cili qëndronte mes dy kolonave “tona” prej mermeri të bardhë, u vendos një shqiponjë, simbol evokativ i Perandorisë Romake.

Pas luftës, me prishjen e panevojshme të çdo gjurme historike dhe artistike të gjerdanit të këtyre monumenteve, u shkaterrua edhe kjo vepër qibare së cilës sot nuk i ka mbetur asnjë gjurmë, por të paktën u patën hequr mënjanë dy kolonat e orderit toskan, të cilat në një moment të dytë u transportuan në Butrint ku ndodhen ende sot.

Ndofta do të ishte një punë e mirë të vendoseshin përsëri në Tepelenë, në vendin ku kanë qenë, në mos për memorien e ushtarëve të gjorë italiane, rënë në një luftë të pakuptimtë, do shërbenin si atraksion turistik (bumi i sivjetshëm nga Italia ishte mbresues) për të kujtuar një të kaluar në të cilën të rinjtë nuk i vizitonin këto vende si turistë por si ushtarë… shpesh pa kthim.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.